Metformina, një ilaç i përdorur gjerësisht për diabetin e tipit 2, mund të ulë edhe rrezikun për prekjen nga kanceri, ka zbuluar një studim i ri. Një studim i ri ka zbuluar se metformina, një ilaç i përdorur gjerësisht për trajtimin e diabetit të tipit 2, mund të parandalojë edhe kancerin.
Ai mund të ulë rrezikun për vdekjen nga kanceri tek njerëzit. Efekti është provuar tek disa femra të moshuara, të diagnostifikuara me kancer dhe diabet të tipit 2.
Në fund shkencëtarët zbuluan se femrat të cilat kishin kancer dhe diabet ishin 45% më pak të rrezikuara të vdisnin krahasuar me femrat që kishin kancer dhe jo diabet.
“Ky studim siguron më shumë prova se femrat që e kanë kaluar fazën e menopauzës dhe vuajnë nga diabeti dhe kanceri mund të përfitojnë nga terapia me metforminë krahasuar me terapi të tjera kundër diabetit”, shpjegon autori kryesor i studimit, Zhihong Gong, profesor tek Instituti Roswell Park i Kancerit, në Nju Jork.
Megjithatë ai mendon se duhet të bëhen më shumë studime për të përcaktuar efektin afatgjatë të metforminës në luftën kundër diabetit dhe kancerit.

Nuk jam dktor por mendoj qe nuk eshte metformina aresyeja por niveli i ph.
Zakonisht njerezit me ph acidik jane te prirur per tu semurur nga kanceri. Ndersa njerezit me ph alkalin jane diabetik.
Te dobtit zakonisht jane acidik dhe duhet te kene kujdes nga kanceri.
Ushqimet acidike jane kafja, sheqeri, mishi i kuq.
Alkalinet jane limoni, zarzavatet dhe frutat.
Niveli i ph ( pehashit) eshte shume i rendesishem.
Diabetiket jane te detyruar te mbajne dieta alkaline per te mirembajtur sheqerin dhe ky eshte avantazhi. Edhe buka eshte acidike