Task-Forcë “Roja e Gjelbër” për moratoriumin 10 vjeçar të pyjeve

Elton Tafaruci

Zv. Ministri i Mjedisit Kledi Xhaxhiu dhe Drejtori i Përgjithshëm për Rendin dhe Sigurinë Publike, pranë Policisë së Shtetit Altin Qato, prezantuan sot zyrtarisht ngritjen e Task-Forcë “Roja e Gjelber” një strukturë ndërinstitucionale në mbështetje të mbrotjes së pyjeve.

Zv. Ministri Xhaxhiu, në cilësinë e kryetarit të grupit drejtues në nivel politikbërje të Task-Forcës “Roja e Gjelbër”, theksoi rëndësinë e krijimit të kësaj strukture për garantimin e moratoriumit 10 vjeçar të pyjeve.

“Kjo task-force është përkrahur fuqimisht nga qeveria”, u shpreh ai.

Drejtori i Përgjithshëm për Rendin dhe Sigurinë Publike, pranë Policisë së Shtetit Altin Qato vuri ne dukje se  “Task Forca funksionon prej disa ditësh 24/24 , në pikat kryesore të akseve rrugore në te gjithë territorin e vendit duke  kontrolluar pikat e nxehta të identifikuara si potencial për prerje pyjesh, si dhe në subjektet që përdorin si lëndë të parë atë drusore”.

Në vijim Qato theksoi se janë 25 pika kontrolli të palëvizshme te alternuara me kontroll territorin në pikat me të nxehta. Në plan veprimi të kësaj Task-Force janë parashikuar 420 persona ne përbërje të tij

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *