Shkatërrohet banda milionere e kokainës, mes tyre 5 shqiptarë dhe 1 kosovar

Elton Tafaruci

Policia italiane e Rexhio Emilias ka finalizuar sot operacionin e koduar “Disc Jockey”  i cili ka çuar në urdhër arrestimin e 5 nënshtetasve shqiptarë, 1  kosovar, 3 italianë e 1 maroken, anëtarë të një organizate me një biznes milioner në trafikun e kokainës.

Një nga italianët e arrestuar është një dj i njohur, nga i cili ka marrë emrin dhe operacioni i policisë italiane.

Hetimet kanë nisur në shtator të vitit 2015, duke dokumentuar rreth 3000 episode trafiku kokaine.

Policia italiane ka sekuestruar sasi të koniderushme kokaine, mijëra euro cash e instrumenta për përgatitjen e konfeksionimin e lëndës narkotike.

Urdhëri i arrestit me burg është ekzekutuar ndaj shqiptarit Ervin Tosku 41 vjeç, tre shqiptarë të tjerë janë shpallur në kërkim, ndësa shqiptari A.P 33 vjeç është në urdhër arresti shtëpiak.

20-1

21-1-768x576

22-1-768x576

23-2-768x576

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *