“Dajti”, avokatët kundër shortit

anazapta

Propozimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda për të siguruar me anë të një shorti publik avokatin e shumëkërkuar prej gati dy vitesh që shpresohet të mbrojë Dritan Dajtin, pritet të hasë në kundërshtime të forta nga ana e Dhomës së Avokatisë.

Një dështim i tillë i kartës tjetër të gjyqësorit, pritet të ndodhë referuar të njëjtës strategji që u tentua edhe një vit më parë nga Krimet e Rënda, po për short publik për të gjetur një avokat, kërkesë e cila u hodh poshtë nga Komuniteti i Avokatisë, si e pabazuar në ligj dhe në profesionin e avokatisë, çka do të thotë se pas kërkimit të dhjetëra formulave për gjetjen e avokatit për Dritan Dajtit, ajo çfarë po funksionon më tepër është përplasja mes gjyqësorit dhe avokatisë që më shumë se asnjëherë kanë hyrë në një marrëdhënie të acaruar.

Pas publikimit në media të njoftimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për idenë e shortit publik, kreu i Dhomës së Avokatisë së Tiranës, Fatmir Braka deklaroi se është informuar nga shtypi për propozimin në fjalë dhe se për momentin po pritet të mbërrijë kjo shkresë e Gjykatës për të vendosur më pas se çfarë do të vendoset, ndërkohë që të njëjtën gjë shtoi në telefon edhe Sekretari i Përgjithshëm i Avokatisë Virgjil Karaj, duke u treguar i kujdesshëm për konfliktimin me gjyqësorin për këtë çështje.

Bëhet e ditur se të hënën në 16.30  sipas ligjit të ri të avokatisë do të zhvillohet ‘gjyqi i parë’ i Komisionit të Disiplines, i cili pritet të shqyrtojë 5 procedimet e para disiplinore ndaj avokatëve aq shumë të lakuar në dosjen ‘Dajti’. Kjo mbledhje konsiderohet si një gjyq pasi vetë avokatët ndaj të cilëve kërkohen masa do të paraqiten për të mbrojtur veten me avokatë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *