Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën “arrest me burg” për Emiljano Shullazin.
Seanca gjyqësore ndaj tij ka nisur në orën 8: 30 nën masa të forta sigurie, ndërsa është zhvilluar pa praninë e mediave.
Emiljano Shullazi akuzohet për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal e më pas gjobëvënie, trafik droge, shkatërrim prone me eksploziv, kanosje për shkak të detyrës dhe armëmbajtje pa leje.

