Dëshmia: Kjo detyrë m’u dha mua e 12 shokëve të tjerë në prag të Konferencës së Labinotit në korrik 1943. Urdhri ishte të vrisnim dhe Vasil Andonin, sekretarin e Ballit Kombëtar!
(Vijon nga numri i kaluar)
Në seancën e dytë të gjyqit ndaj Koçi Xoxes që u zhvillua më 12 maj të vitit 1949, të pandehurit Pandi Kristo e Nuri Huta, jo vetëm konfirmojnë veprimtarinë anti-parti e në shërbim të jugosllavëve të ish-Ministrit të Brendshëm Xoxe, por shtojnë dhe akuza të tjera që lidhen me urdhra që ai ka dhënë për eliminimin me atentate të drejtuesve të Ballit Kombëtar. “Koçi Xoxe më urdhëroi mua që bashkë me 12 të tjerë, të vrisnim Mitat Frashërin, kryetarin e Ballit Kombëtar dhe sekretarin ballist Vasil Andonin”, -dëshmon mes të tjerave i pandehuri Nuri Huta.
SEANCA E DYTË
Më datë 12.5.1949 u çel seanca e dytë e procesit kundër trockistëve armiq të popullit Koçi Xoxe, Pandi Kristo, e të tjerë pjesëtarë të grupit.
Trupi gjykues ishte në formacionin e mëparshëm.
Gati të gjithë të pandehurit, duke patur pranë dhe avokatin mbrojtës.
Gati gjithashtu edhe akuza publike e përfaqësuar prej shokëve: Bedri Spahiu, Gaqo Floqi dhe Sotir Qirjaqi.
Vazhdon pyetja e të pandehurit Koçi Xoxe.
Ju dha fjala shokut Prokuror, Bedri Spahiu
Prokurori(Bedri Spahiu): -I pandehur Koçi, dje u solle dhe e përdhose, po nuk na fole gjë të saktë. Nuk na the nëse platforma që kishte sjellë Velua (Velimir Stojniç) ishte e tij apo e Komitetit Central të Partisë Komuniste të Jugosllavisë. Shih se çfarë ke thënë në proces-verbalin hetimor për këtë.
Koçi Xoxe: -(I jepet procesverbali, Koçi Xoxe e lexon me zë të lartë). Po, e kam nënshkruar kështu dhe e kam firmosur…
Prokurori: -Ti i pandehur the dje se jugosllavët e godisnin Partinë tonë si oportunistë, sepse ata donin të ngrinin autoritetin e tyre. Pse e bënin këtë goditje dhe a donin jugosllavët një zhvillim indipendent të Partisë tonë?
Koçi Xoxe: -Partia jonë ka pasur indipendencën, por siç e shoh sot, nuk u interesonte një zhvillim indipendent i Partisë tonë.
Prokurori: -Mos donin jugosllavët të thyenin indipendencën e Partisë tonë?
Koçi Xoxe: -Natyrisht ata dëshironin mos zhvillimin indipendent të Partisë tonë dhe donin që Partia jonë të merrte udhëzime prej partisë së tyre.
Prokurori: -Do të thuash i pandehur se jugosllavët ishin kundër indipendencës së Partisë tonë dhe në çfarë gjendje kërkonin ta vinin Partinë tonë ata?
Koçi Xoxe: -Del se ata(jugosllavët) donin që Partia jonë të mos zhvillohet indipendente dhe të na vinin në gjëndje vartësie ose gjysmë vartësie…
Prokurori: -Kur Tempo akuzoi udhëheqjen tonë si oportuniste kundrejt Ballit Kombëtar, ti ç’qëndrim mbajte?
Koçi Xoxe: -Unë nuk mbajta ndonjë qëndrim për kritikën e Tempos dhe kam dashur të mbahet qëndrim ndaj Balliç…
Prokurori: -Si e paraqiti Tempo qëndrimin oportunist të udhëheqjes sonë?
Koçi Xoxe: -Tempo, duke bërë një analizë të luftës në vendin e tij, tha se duhet të demaskohet haptazi Balli…
Prokurori: -Këtë tezë, a e pranoi Sekretari i Përgjithshëm (Enver Hoxha)?
Koçi Xoxe: -Po, Sekretari i përgjithshëm e pranoi këtë tezë se duhej luftuar Balli Kombëtar, por nuk pranoi që të ketë pasur qëndrim oportunist.
Prokurori: -Po ti, çfarë qëndrimi mbajte?
Koçi Xoxe: -Unë nuk shfaqa mendim, por thashë se duhet mbajtur qëndrim pse dhe vetë Enveri tha se duhet mbajtur qëndrim i prerë karshi tyre, kurse për të kaluarën tha se ka pasur qëndrim oportunist…
Prokurori: -Ti në Berat ke kritikuar dhe ke qenë dakord duke e cilësuar vijën e Partisë si oportuniste, duke qenë dakord me kritikat e Tempos dhe vazhdimisht ke qenë dakord me atë tezë deri në Plenumin e VII-të… A është kështu apo jo?
Koçi Xoxe: -Në Berat u solidarizova me kritikat që bënin jugosllavët…
Prokurori(Bedri Spahiu): -Ti ke thënë vetë se ke pranuar platformën e jugosllavëve dhe në Plenumin e VII-të ke mbajtur po atë qëndrim. Qëndrimi është firmosur nga ju dhe në deklarata… A mos vallë do të thuash se edhe në këto raste nuk ke folur lirisht se ke qenë i torturuar?
Koçi Xoxe: -Jo unë atje kam folur lirisht, por jam solidarizuar me ato të jugosllavëve…
Pandi Kristo: -Koçi ishte dakord me ato që thoshte Tempo… Koçi për Tempon fliste me admirim…
Koçi Xoxe: -Jo, nuk i kam thënë Koçit ashtu siç thotë ai…
Prokurori: -Ti i pandehur Koçi, duke dalë nga burgu, pe vetëm dy krahina të vendit për qëndrimin e Ballit Kombëtar… Po a mund ta përcaktoje gjendjen e përgjithshme duke parë vetëm këto dy krahina?
Koçi Xoxe: -Njoftime mbi të gjithë Shqipërinë nuk kisha, por m’u mbush mendja nga ato që pashë në ato dy krahina që kalova, në Mokër e Çermenikë… Aty pashë se Balli rrinte në pasivitet dhe arrita në konkluzionin se ai duhej demaskuar…
Nuri Huta(I pandehur): (-Kërkon leje, e pasi i jepet, flet) Përpara se të bëhej mbledhja e Labinotit, mua me 12 shokë, më ka urdhëruar i pandehuri Koçi Xoxe që të shkoja në një aksion për të vrarë kryetarin e Ballit Lumo Skëndon (Mitat Frashëri) dhe një sekretar të Ballit, Vasil Andonin. Ai më ka urdhëruar gjithashtu që të bëhej demaskimi i Ballit Kombëtar.
Koçi Xoxe: -Nuk është e vërtetë që t’i kem dhënë një urdhër të tillë të pandehurit Nuri Huta në kohën që thotë, megjithëse kjo nuk ka rëndësi…
Prokurori(Bedri Spahiu): -Për ty i pandehur, të gjitha nuk kanë rëndësi… I pandehur! A ke marrë ndonjë letër nga Komandanti (Enver Hoxha) në Korçë?
Koçi Xoxe: -Po, kam marrë.
Prokurori: -Çfarë të shkruante shoku Enver në lidhje me Ballin Kombëtar?
Koçi Xoxe: -Nuk më kujtohet se çfarë më shkruante…
Prokurori: -Ja të tregoj unë se çfarë shkruante shoku Enver kur ti ishe në Korçë në lidhje me qëndrimin kundrejt Ballit Kombëtar më datë 5.X.1943:(Prokurori lexon letrën e datës 5.X.1943 që Sekretari i Përgjithshëm i Partisë, Enver Hoxha, i drejtonte të pandehurit në lidhje me qëndrimin e tij oportunist kundrejt njerëzve të Ballit Kombëtar).
Koçi Xoxe: -Kundrejt njerëzve të Ballit kam mbajtur qëndrim… Le të na thotë i pandehuri Pandi Kristo në lidhje me këtë si ka qenë?
Pandi Kristo(I pandehur): -Po. Sekretari i përgjithshëm, në atë letër na hiqte vërejtjen, kurse Koçi më ka thënë: “Ne punojmë dhe na hiqet vërejtje!”
Prokurori: -Është një fakt, shokë gjyqtarë, se gjendemi përpara një banditi pa princip. Ky, kur del nga burgu urdhëron të vritet Lumo Skëndo (Mitat Frashëri), kreu i Ballit Kombëtar dhe këtë e bën se është pa princip dhe kryebandit. Pak më vonë trembet dhe kërkon të mbajë qëndrim më të butë, qëndrim qesharak, e kritikon shokët për qëndrim të egër. Ky bandit pa princip, bashkohet me Vukmanoviç Tempon dhe akuzon udhëheqjen (Enverin…) me qëllim që ta diskreditojë! Kurse, në realitet, qëndrim oportunist ka mbajtur vetë në Korçë dhe të gjitha këto, sepse është bandit pa princip. I pandehuri Koçi Xoxe! Tempo, kur akuzonte vijën e Partisë, pse këtë nuk ua thoshte shokëve Enver Hoxha e Miladin Popoviç, por t’i thoshte ty?
Koçi Xoxe: -Tempo thoshte se nuk është mbajtur qëndrim karshi Ballit dhe pse këtë nuk ia thoshte shokëve Enver dhe Miladin, nuk e di. Në Kucan, unë nuk mbajta ndonjë qëndrim por pashë viset nga kalova…
Pandi Kristo: -Unë kam marrë vesh nga shokë të tjerë se Koçi Xoxe kishte përkrahur tezën e Tempos…
Prokurori: -Pas takimit me Vukmanoviç Tempon, ka biseduar i pandehuri Koçi Xoxe, prapa udhëheqjes me Pandi Kriston?
Koçi Xoxe: -Pas takimit me Tempon, nuk kam biseduar me Pandin prapa shpinës së udhëheqjes.
Kryetari(Frederik Nosi): -Po ju i pandehuri Pandi Kristo, çfarë keni për të thënë për këtë?
Pandi Kristo(I pandehur): -Në lidhje me këtë, kam bërë deponimin edhe në proces… Kur u ktheva nga Greqia, Koçi Xoxe më mburrte Vukmanoviç Tempon dhe luftën e tyre. Më përpara, Koçi nuk më thoshte gjë, kurse tani shikoja një afrim më të madh ndaj meje se ai ishte grindur me Miladin Popoviçin. Unë i kam konstatuar edhe vetë këto shenja se Koçi ishte i pakënaqur… Këto gjëra i kam konstatuar edhe në Përmet…
Koçi Xoxe: -Kam biseduar më vonë me Pandin për pakënaqësitë…
Prokurori: -Çfarë ka biseduar i pandehuri Koçi Xoxe në Përmet me Nako Spiron në lidhje me Partinë?
Koçi Xoxe: -Në Përmet kemi biseduar me Nakon në lidhje me çështjen e Partisë e Rinisë, si dhe për çështjen e Liri Gegës. Nako në Odriçan më shpuri tek Velimir Stojniçi.
Prokurori: -Përse erdhi Velimir Stojniçi dhe çfarë të tha?
Koçi Xoxe: -Velimir Stojniçi erdhi për të zëvendësuar Miladinin në Komitetin Central. Ai solli platformën që thashë dje. Në Odriçan, Velo bëri një autokritikë sepse në njërën nga të pesë mbledhjet e Byrosë që ishin mbajtur, nuk kishte mbetur i kënaqur nga raportet e Enverit dhe të Liri Gegës.
Prokurori: -A e ke vënë në korrent udhëheqjen e Partisë mbi takimet me Velimir Stojniç?
Koçi Xoxe: -Jo, nuk e vura në dijeni, pasi inisiativën e kishte Nako.
Prokurori: -Kush ka marrë kontakt më parë me agjentët jugosllavë, ti apo Nakoja?
Koçi Xoxe: -Me Tempon, unë kam marrë kontakt më përpara, por meqenëse në bisedimet me Velon iniciativën e kishte Nako, mendova se ky duhet t’ia thoshte udhëheqjes.
Prokurori: -Po kush nga ju mund të merrej vesh më mirë me Velon, pra me gjuhën e tij?
Koçi Xoxe: -Me gjuhën e Velos unë mund të merresha vesh më mirë se sa Nako se dija maqedonishten.
NESËR DO TË LEXONI:
-Dëshmia e Koçi Xoxes në seancën e dytë gjyqësore: Debati me të dërguarit e Titos lidhur me afrimin në Frontin e Nacional-Çlirimtar të Cen Elezit, Skënder Muços, Riza Kishtës e nacionalistëve të tjerë.
-Dëshmitë e të pandehurve Xoxe, Kristo, etj, lidhur me miqësinë e Enverit me Nako Spiron dhe pse e si u kthye në armiqësi.
-Dëshmia e Pandi Kristos: Koçi kërcënonte Nako Spiron. Ai më tha se ‘Nëse kundërshton, Nakon e bind koburja!’

Ne fotografi,shohim Nexhmije Xhuglinin Hoxha!
Me pas prekurori Bedri Spahiu u eleminua nga Enver Hoxha,per te mbyllur njeher e mire materjalet e akt akuzes, qe i ishin servirur Bedri Spahiut per te mar pushtetin dhe forcen e tij ne komandon e terrorit ideologjik Islamik,duke bere minister te brendshem Mehmet Shehun!
Pra politika ne shqiperi ishte duke devijuar ne nacionalizmin ekstrem,sa edhe pse Koci Xoxe kish mesuar maqedonishten,ai nuk duhet te komunikonte ne ket gjuhe!!!!
Pra Shqiptarve te vertete Ortodokse u kanoseshe e drejta e tyre, per tu shprehur lirisht ne gjuhe te huaja,sic ishte Maqedonishtja,ku Koci e kish mesuar nga shum minoritare Maqedonas, qe jetojn ne territor te Shqiperise, ne zonen nga ai vinte fshati Negovan, qe sot i esht bashkengjitur Greqise!
Pra te dish gjuhen Sllave,esht kulture natyrisht edhe gjuhe te tjera nderlidhse komunikuse mes njerezimit,dhe nuk mundet te akuzojm se i pelqen Politika Sllave!
Kemi qindra e mijra kosovare e Shqiptar ne maqedoni,qe komunikojn ne ket gjuhe,Sllave,por nuk duhet qe ne te themi qe keta jan Armiq!!
Pra kur nje Shqiptar Ortodoks shprehet ne ket gjuhe,ne dyshojm si agjent apo Mangesi te tjera te inteligjences njerezore!
Edhe pse gjuha esht mjet komunikimi!
Qe te gjith e dim se si i trajtoj, Enver Hoxha Ballin Kombetar, mbas likujdimit te Koci xoxes!
Te maresh grua,dashnoren e Miladin popvicit,duhet ti mbash pergjegjsite vete,e te mos akuzosh te tjeret,se u pelqen Jugosllavia,sepse Koci kish nje Grua Shqiptare qe solli ne jete 5 femije!