Kush e kreu sulmin? Video e 11 Shtatorit rindez teoritë

Elton Tafaruci
Terroranschlag der Al Quaida am 11. September 2001 auf das World Trade Center in New York. Die Bilder haben sich eingebrannt: Flammen schlagen aus dem World Trade Center in New York, ein zweites Flugzeug fliegt in den Südturm, später fallen die Zwillingstürme wie Kartenhäuser in sich zusammen. Eine weitere Maschine stürzt ins Pentagon, eine andere zerschellt auf einer Wiese bei Pittsburgh. Am 11. September 2001 verfolgte die Welt live im Fernsehen, wie der islamistische Terror die USA traf. Die Anschläge mit rund 3.000 Toten waren eine Zäsur - auch für den Journalismus. (Siehe epd-Bericht vom 30.08.2011) DER ABDRUCK DES EPD FOTOS IST HONORARPFLICHTIG!

15 vite pas 11 shtatorit 2001, një video e hedhur në rrjetet sociale ka rindezur diskutimin për këtë ngjarje të rëndë.

Video tregon momentin kur avioni i dytë godet Qendrën Tregtare Botërore.

“Sauditët do të paguajnë për këtë,” thotë një komentues.

Një tjetër shton se Bushi e ka inskenuar të gjithën për të nisur sulmet në Irak.

Fakt është se pamjet e kësaj ngjarje vazhdojnë të irritojnë njerëzit.

Video në fjalë është bërë nga Caroline Dries, në atë kohë studente.

Ajo kishte blerë një kamera të re dhe donte të fiksonte pamjet e  qytetit të Nju Jorkut.

Aktualisht Dries është një producente e suksesshme televizive në SHBA.

Atë mëngjes, ajo dhe shoqja e saj, Megan, u zgjuan në orën 8:46, pikërisht kur avioni i parë kishte goditur kullën veriore.

Vajzat e reja nuk e dinin se çfarë kishte ndodhur, ndërsa nisën të filmojnë.

Pikërisht këtu vjen goditja e avionit të dytë, çka shkakton një shok tek vajzat.

“Nuk e dija se çfarë duhet të bëja,” thotë Dries.

Ndërkohë presioni ndaj presidentit amerikan, Barack Obama është në rritje.

Atij i kërkohet që të publikojë dokumentet sekrete të 11 Shtatorit.

Ato mbahen akoma të pahapura nga qeveria amerikane.

Mendohet se në dokumente ka të dhëna interesante për përfshirjen e Arabisë Saudite në këto sulme terroriste.

Mbretëria saudite është një aleate e ngushtë e SHBA.

15 nga 19 atentatorët ishin nga Arabisa Saudite, njësoj si ideatori i sulmeve, Osama bin Laden.

Politikani amerikan, Bob Graham, anëtar i një komisioni që do të hetonte për këto sulme, gjatë një interviste për CBS, dha disa detaje pikante.

Ish-senatori, edhe pse nuk duhet të flasë, iu përgjigj kështu pyetjes së gazetarit, nëse atentatorët janë ndihmuar në punën e tyre: “Po, nga sauditët”./BILD

 

 

https://www.youtube.com/watch?v=ksYBQZ_jqFY

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *