Ringjallen ultranacionalistët e Sheshelit, mund të bëhet grupi i tretë në Parlament

Elton Tafaruci

Katër ditë para zgjedhjeve në Serbi, është ngritur shqetësimi se ultranacionalistët mund të rikthehen në Parlament pas disa vitesh jashtë tij. Partia Radikale e Sheshel dhe aleatët e tyre mund të kalojnë pragun e nevojshëm pas rritjes së pakënaqësisë popullore ndaj kryeministrit Aleksandër Vuçiç dhe politikave të tij shtrënguese pro Bashkimit Europian.

Qëllimi i tij është të sigurojë një të tretën e 84 ligjvënësve të Parlamentit serb për të bllokuar çdo nisëm për ndryshime kushtetuese, të ardhura si presion i Bashkimit Europian gjatë negociatave dhe për të hequr specifikisht një referencë kushtetuese e cila konsideron Kosovën pjesë të Serbisë.

Ultranacionalistët serbë janë vendosur të kthehen në Parlament pas zgjedhjeve të 24 prillit pas një mungese disa vjeçare, nxitur edhe nga pakënaqësia në rritje e votuesve ndaj kryeministrit Aleksandër Vuçiç dhe politikave të tij shtrënguese pro Bashkimit Europian.

Mes tyre sigurisht është edhe lideri i Partisë Radikale serbe, Vojisllav Sheshel, popullariteti i të cilit është rritur ndjeshëm që prej lirimit të tij muajin e kaluar nga Gjykata e Krimeve të Luftës në Hagë.

Sondazhet tregojnë se radikalët e Sheshelit dhe ata të krahut të djathtë Dveri që janë në koalicion me Partinë Demokratike të Serbisë, të cilat kanë pikëpamje pro-ruse, anti-NATO dhe që kërkojnë mosintegrimin e Serbisë në BE, sëbashku do të arrijnë të kalojnë pragun e nevojshëm për të hyrë në Parlament dhe mund të marrin 25 deri në 30 vende në Asamblenë 250 vendëshe.

Sigurisht platforma e ultranacionalistëve për të korrur fitoren e nevojshme është ajo anti-Bashkimit Europian.

Sondazhet sugjerojnë se Partia Progresiste e Vuçiç është në rrugën e duhur për të mbajtur shumicën e saj parlamentare, por radikalët e Sheshelit, të cilët nuk arritën të fitojnë asnjë mandat në zgjedhjet në vitin 2012 dhe 2014  mund të bëhen grupi i tretë më i madh në Parlament.

Shesheli ndërkohë u jep zë të gjithë ankesave të serbëve për bombardimet e NATO-s në vitin1999 gjatë Luftës së Kosovës, në atë kohë zëvendës/Kryeministër.

“Bashkimi Evropian është NATO, na bombarduan duke na marrë Kroacinë, Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Republikën e Bosnjes, çfarë të mirë mund të presim prej tyre”, deklaroi Sheshel gjatë një tubimi javën e kaluar në Jagodinë.

61-vjeçari për shumë vite ka qenë mentor për Vuçiç deri në vitin 2008, kur i përkëdheluri i tij u nda nga radikalët.

Gjithashtu ai mbetet mbrojtës i zjarrtë i ideologjisë “Serbia e Madhe”, që ka nxitur gjakderdhje në vitet 1990.

Qëllimi i tij është të sigurojë një të tretën e 84 ligjvënësve të Parlamentit serb për të bllokuar çdo nisëm për ndryshime kushtetuese, të ardhura si presion i Bashkimit Europian gjatë negociatave dhe për të hequr specifikisht një referencë kushtetuese e cila konsideron Kosovën pjesë të Serbisë.

Shumë serbë shohin pak përfitime nga bisedimet e vendit për anëtarësim në BE.

Një sondazh i kohëve të fundit thotë se pothuajse 72 përqind e serbëve janë kundër anëtarësimit në BE dhe NATO.

Megjithatë ringjallja ultranacionaliste nuk ka shkaktuar ndonjë alarm të madh tek BE tani për tani, pasi Vuçiç ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni me të djathtët.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *