Qyteti polak refuzon prishjen e monumentit të epokës komuniste!

Elton Tafaruci

Qyteti i Rzeszow, në afërsi të kufirit të Polonisë me Ukrainën, ka injoruar thirrjet për të hequr një monument të epokës sovjetike i cili shfaqte festimin e çlirimit të qytetit nga nazistët.

Muajin e kaluar, instituti historik i trashëgimive në Poloni kërkoi heqjen e menjëhershme të 500 përmendoreve të tilla në të gjithë vendin.

Monumenti u ndërtua në vitin 1950, dhe shpreh “mirënjohje” për Ushtrinë e Kuqe për veprimet e saj.

“Ju nuk duhet të shkatërroni monumentet pasi kjo nuk do të ndryshojë historinë”, ka thënë Maciej Chlodnicki, zëdhënësi i administratës së qytetit.

“Kush e çliroi Rzeszów? Ushtria e Kuqe, dhe ju nuk mund ta kundërshtoni këtë fakt. Ajo që ndodhi më pas është një çështje tjetër, por ju nuk mund të ndryshoni faktet. Miliona njerëz u zhdukën në atë luftë”.

Nisma për heqjen erdhi nga Wlodzimierz Nowak, një aktivist për Qendrën për persekutimet nga pushteti fashist dhe kriminelët komunistë.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *