Një shkollë në veri të Malajzisë është mbyllur përkohësisht pas shpërthimit të një histerie masive.
Gjithçka nisi kur nxënësit dhe mësuesit e shkollës nisën të deklarojnë se kanë parë shpirtra dhe kanë pasur përjetime supernatyrale.
Autoritetet thirrën ekspertë të fesë islame, studiues e madje edhe mjekë për të kryer disa sesione lutjesh dhe ekzorcizmi.
Shkolla është rihapur dhe mësimi ka nisur normalisht.
Më shumë se 100 nxënës dhe mësues thanë për BBC se kanë ndjerë praninë e shpirtrave.
Ky nuk është rasti i parë i histerisë masive të pashpjegueshme.
