Tahiri : S’kam kohë të merrem me përtypjen e SHQUP-it

Elton Tafaruci

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri mohon të ketë përplasje mes policisë dhe prokurorisë në lidhje me arrestimin e Emiljano Shullazit dhe dosjen e tij.

Duke iu hedhur poshtë akuzat e PD-së Tahiri tha “Shullazi i barabartë përpara ligjit si të gjithë qytetarët. Arrestimi i Shullazit tregon se s’ka asnjë mbi ligjin”

“Unë nuk kam ndërmend të merrem me akuzat e SHQUP pavarësisht se mendoj se edhe ata duhet të gjëndjen në punë. I ftoj të merren me policinë, ne nder na bën na nxit të bëjmë detyrën sic e kemi bërë,  Edhe kur policia ishte e angazhuar në nëj aksion madhor siç ishte lufta kundër drogës në Lazarat SHQUP kishte tjetër axhendë. Ne jemi shumë të angazhuar.

“Nuk kam kohë të merrem me përtypjen e SHQUP-it.  Të jeni të sigurtë nëse do të ishit ju ministër i Brendshëm do lidhet dhe emri juaj. Keni dëgjuar të merret SHQUP me Xhelalan. SHQUP mendon se populli përtyp atë që përtypin ata. Unë nuk kam kohë të merrem me përtypjen e SHQUP-it.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *