Panama Papers: SHBA nis hetim penal

Elton Tafaruci

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka nisur një hetim penal kundër skemave ndërkombëtare të shmangies së tatimeve, të zbuluara nga rrjedhjet e Panama Papers, dhe të publikuara nga The Guardian dhe partnerë tjerë mediatik

Preet Bharara, avokat amerikan, ka thënë se ai ka nisur një hetim penal sa i përket çështjeve që lidhen me Panama Papers.

Ai i ka shkruar Partneritetit të Gazetareve Ndërkombëtar, i cili e ka koordinuar rrjedhjen e 11.5 milionë dosjeve nga firma ligjore Mossack Fonesca, për ta pyetur për informacione shtesë për ta ndihmuar në këtë hetimin penal.

Hetimi vjen pasi presidenti i ShBA-së, Barack Obama, përshkroi zbulimet nga rrjedhja e dosjeve, të cilat kanë shkaktuar tronditje politike nëpër botë, si diçka të rëndësishme dhe shmangien tatimore si një problem tejet të madh.

“Nuk ka dyshim se problemi global i shmangies së taksave është një problem tejet i madh, në përgjithësi,”  ka thënë Obama para gazetareve në  në Shtëpinë e Bardhë më herët këtë muaj.

“Problemi qëndron se shumica e këtyre gjerave janë të ligjshme dhe jo të paligjshme,” tha Obama.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *