Komisioni Evropian njoftoi sot se do të propozonte datën 4 maj, duke nisur nga kjo datë deri në fund të muajit qershor për heqjen e vizave për shtetasit turq, nëse Turqia përmbush kriteret e domosdoshme të vëna nga pala evropiane.
Ekzekutivi evropian do të paraqesë raportin e tretë mbi këtë çështje më 4 maj, që pritet të shoqërohet nga një propozim legjislativ që do të ndikojë në transferimin e Turqisë në listën e shteteve të përjashtuara nga detyrimi i kërkesës për viza.
Nëse Komisioni do të dalë me një deklaratë pozitive për këtë çështje, Turqia duhet të ndërmarrë masat e nevojshme për të plotësuar kriteret e vëna deri në fund të muajit prill, dhe heqja e vizave pritet të ekzekutohet si vendim deri në fund të qershorit.
Kreu i qeverisë turke, Ahmet Davutoglu paralajmëroi dy ditë më parë se Turqia nuk do t’i përmbahej respektimit të marrëveshjes migratore me BE-në, nëse evropianët nuk mbanin premtimin e heqjes së sistemit të vizave për shtetasit turq deri në fund të muajit qershor.

Europa me vetedije po shkaterron vetveten!
PERPARA ERDOAN.