Ish-kryetarja demokrate e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka sulmuar sot kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, për një opozitë të dobët me reagime të vonuara për situatën politike në vend.
Burime nga grupi parlamentar thanë për 27.al se, Topalli i ka kërkuar Bashës shpjegime lidhur me menyren si ka reaguar per Shullazin dhe çështjen e hetimit të CEZ.
“Çfarë ju ka penguar ta kërkoni këtë hetim nëntë muaj më parë? Pse u deshën nëntë muaj që të arrijmë në këtë përfundim se u dashka hetimin për CEZ… Çfarë fshihet pas kësaj heshtjeje nëntë mujore?”, ka pyetur Jozefina Lulin.
Ky i fundit është përgjigjur shkurt dhe prerë: Po mblidhnim fakte.
Një tjetër sulm ku është përqendruar Topalli ishte edhe ai për denoncimin ndaj Shullazit. Topalli ka pyetur sërish kryetarin Basha pse Berisha denoncon gjithmonë i pari?
Në përgjigje të kësaj pyetjeje Basha është përgjigjur: “Je e pasaktë! E kemi denoncuar gjithmonë.”
Topalli: “Po, por gjithmonë, pasi e ka denoncuar Berisha.”
“Presupozohet që ti do të jesh kryeministër i ardhshëm dhe duhet t’i dalës për zot qëndrimeve që i takojnë një kryetari partie”, mësohet të ketë thënë Topalli.

Zhozi -pantera dhe Lul-qesharaku jane te dy kukullat e Sal-bishes.Kundershtojne e zihen per ti rritur vlerat “babes” se tyre
Lulushi bën sikur nuk e kupton,pse dhe kush e vuri në post të pa merituar por kujt ta prishë,ka rritja i duhet se kështu mbrohet ,por a të lë koneja të bësh qen i madh,,?
Lulushi bën sikur nuk e kupton,pse dhe kush e vuri në post të pa merituar por kujt ta prishë,karrikja i duhet se kështu mbrohet ,por a të lë koneja të bësh qen i madh,,?