Diagnostikohet me kancer, viziton 7 Mrekullitë e Botës për 13 ditë

Ornela

Brenda një muaji, Megan Sullivan ra nga një lartësi prej 15 metrash ndërkohë që bënte alpinizëm, u godit nga një makinë dhe u diagnostikua me kancer të lëkurës. Dy javë më vonë, ajo vendosi të vizitojë Shtatë Mrekullitë e Botës për 13 ditë. Pasi udhëtoi në 12 vende bëri 15 fluturime dhe 28,211 milje në total ajo ndan me publikun eksperiencën e saj.

“Gjithçka filloi në Yosemite Valley, ku jam stërvitur për 3 vjet për të ngjitur rrugën Nose në El Capitan. Isha në një lartësi 700 metra kur rrashë 15 metra poshtë. Pas një rënie të tillë, fillova të vë në pikëpyetje gjithçka. Pse po e shtyj veten në situata kaq të rrezikshme, çfarë dua t’i tregoj vetes apo më mirë akoma, botës? Një javë më vonë u godita nga një makinë dhe më pas u diagnostikova me kancer të lëkurës gjatë një check up-i rutinë. Në tre javë u përballa me tre fatkeqësi. Gjatë gjithë jetës sime, mësimet më të mëdha i kam marrë pas një tragjedie ose humbjeje. Pas muajit më të keq të jetës sime, fillova të rimendoja se si po e jetoja jetën dhe kuptova se e vetmja gjë që më ndalonte të kisha çdo gjë që gjithmonë kam dashur ishte vetja ime. Gjithmonë kam thënë “nuk kam kohë ose para”, por këto janë vetëm justifikime. Realisht kisha frikë nga dështimi. M’u desh të mos mendoja më se objektivat që kisha ishin të pamundur dhe se kisha fuqinë të vendosja se si duhet ta jetoj jetën çdo ditë. Të vetmet pendesa që kam në jetë janë ato të mundësive të humbura. Këtë vit e kapa mundësinë dhe do të vazhdoj të kap mundësitë për të eksperimentuar aventurën më të madhe: jetën time”.

DITA 1: Chichen Itza

10891621_10101658852528303_5625690887446353896_n-5707faa017eb1__605

DITA 2: Machu Picchu

2

DITA 4: Cristo Redentor

3

 

DITA 6: Koloseu

4

Dita 8: Petra

5

DITA 11: Taj Mahal

6

DITA 12: Muri i madh kinez

7

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *