Disa pasaktësi në rrëfimin e Jankos

anazapta

I nderuar zoti kryeredaktor ! Ditet e fundit te muajit mars, kam lexuar me shume interes tregimin e zotit Llaqi Janko. Per hir te se vertetes nuk me bindi tregimi per vertetesine e tij.Por do ju shkruaj per disa episode te shkruara ne numrin e dates 29 mars.

Zoti Llaqi qenka transportuar ne daten 14 mars 1981 per ne kampin e punes ne Bater Martanesh.Me poshte ai tregon ” mbaj mend se aty prune grupin e gjeneraleve,pasi perfundoi gjyqi dhe u dha denimi i formes se prere”. Per dieni atij grupi gjeneralesh filloi te internohej ne 1974, u arestuan ne 1975 dhe u denuan ne 1976-1977 e u derguan per te vuajtur denimin ne burgun e Burrelit ku disa nga ta edhe vdiqen aty vite me vone mbas vuajtjesh e torturash te vazhdueshme per shume vjet.

Me poshte thote ” kujtoj Todi Nacin, Vaske Gjinin etj.”Gjeneral major Todi e kishte mbiemrin Naco, kurse gjeneral leitnant Vaska e kishte mbiemrin Gjino ( i ka njohur mire me sa duket ).

Me poshte thote: “Ne kaush ishte nje person me shume autoritet, operativ i sigurimit Nevzat Haznedari”. Nevzat Haznedari ka qene nga hetuesit me famekeq te regjimit diktatorial, njeri i pa shpirt pa sens njerezor. Mendova t’u shkruaj sepse jam lexuesi i Dites vazhdimisht qe nga numri i pare e doja që të korigjoja pasaktesi te kesaj natyre. Ju pershendes perzemersisht.

 

Email nga adresa: [email protected]

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *