Një person është arrestuar nga policia, pasi dyshohet të ketë mbytur me duar nënën e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:10, në lagjen “Çlirimi”, në Elbasan.
Sipas policisë, në pranga ka rënë Ardit Zenelhoxha, 30 – vjeç, banues në lagjen “Çlirimi” , pasi dyshohet se ka mbytur nënën e tij, Hedije Zenelhoxha, rreth 67 – vjeçe.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka bërë shoqërimin e tij në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
Grupi hetimor, po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes.
