Makina përfundon në Lanë, shmangu aksidentin me biçikletën

redaktor

Rreth orës 06 : 30 minuta në “Bulevardin Zhan D’Ark”,  si rezultat i humbjes së kontrollit, ka dalë nga rruga mjeti tip volkswagen passat, i cili ka përfunduar në Lumin Lana.

Nga të dhënat e policisë mësohet se ka mbetur e plagosur pasagjerja, një shtetase rreth 35 – vjeçe e cila ndodhet e shtruar në Spitalin e Traumës, ndërsa dëmtime më të lehta ka marrë drejtuesi i mjetit.

Dëshmitarë në vendngjarje pohojnë se sapo ka kaluar kryqëzimin, mjeti me shpejtësi relativisht të lartë, i ka prerë rrugën një biçikletë dhe për të evituar një dëmtim të mundshëm të drejtuesit të biçikletës, ka devijuar në krahun e majtë në drejtim të urës, pranë Ministrisë së Mjedisit./tvklan

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *