Me çmimet e hoteleve dhe restoranteve në Shqipëri, që janë më të lirat në 37 vende të Europës, turizmi kulinar mund të kthehet në një atraksion të fortë për turistët.
Këta të fundit mund të konsumojnë një vakt në restorant e të flenë në hotel, duke paguar më pak se gjysmën e shumës që do të shpenzonin në pjesën më të madhe të Europës.
Sipas të dhënave nga Eurostat, Indeksi i Çmimeve për Hotelet dhe Restorantet në Shqipëri është sa 42% e mesatares së 28 vendeve të Bashkimit Europian. Në këtë nivel renditet edhe Maqedonia, duke qenë të dyja më lirat në Europë (përjashtuar disa vende që nuk janë pjesë e studimit të Eurostat).
Pas Shqipërisë dhe Maqedonisë, më lirë është Bullgaria, me 44% të mesatares europiane, e ndjekur nga Serbia me 50% dhe Bosnja me 57%. Më i shtrenjti në rajon rezulton Mali i ZI, me çmimet e hoteleve e restoranteve, që janë sa 60% e mesatares europiane.
Rezultatet janë bazuar në një vëzhgim çmimesh, që mbulon më shumë se 2400 mallra konsumatore dhe shërbime dhe që është bërë në 37 shtete europiane, që janë pjesë e programit të barazisë së fuqisë blerëse mes Eurostat dhe OECD.
Grupi i vendeve pjesmarrëse përfshin 28 shtetet e Bashkimit Europian, tre shtete të EFTA (Islanda, Norvegjia dhe Zvicra), pesë shtete kandidate (Mali i Zi, Maqedonia, Shqipëria, Serbia, Turqia) si dhe një kandidat potencial (Bosnja dhe Herzegovina).
Në Europë, shteti që do t’jua masë kokën me pe për të konsumuar një vakt apo fjetur në hotel është Norvergjia, me 177% të mesatares së BE-së, e ndjekur nga Zvicra me 153%.
Në Itali, një destinacion mjaft i frekuentuar nga shqiptarët, ushqimet dhe fjetja kushtojnë sa 109% e mesatares europiane.
Shqipëria është më e lira edhe për shërbimet e transportit, me 34% të mesatares europiane, ndërsa pajisjet e transportit personal janë sa 79% e mesatares. Edhe komunikimi është ndër më të lirët, me 52% (më I liri është Lituania, me 49% të mesatares europiane)./MONITOR

Kush eshte ky i dituri artitkullshkruesi qe na barazon restorantet , pa berediferencat e mesatares qe merr nje europjan dhe asaj qe merr nje shqiptar.
O bari artikullshkruesi e ka fjalen per turistet dhe jo shqipfolesit e per ty o barist.
Meqenese jemi ne prag te sezonit turistik dhe ju po perdorni mesataren mashtruese,une ne fund te prillit do pushoj ne Korfuz per 4 dite,nepermjet nje agjensie turistike shqiptare,ku per transport vajtje ardhje, fjetje,ushqim e pije per 3 vakte: me 10 euro dita per person!
A gjeni dot ne Shqiperi nje oferte te tille?
Kam qene edhe 3 here te tjera ne Korfuz,jo ne vere,por ne shtator afersisht me kete oferete shume te lire!
Resorti grek ishte i mbushur plot me turiste europiano-veriore rreth 1200 vete.
Ne Shqiperi dine vetem te zhvatin!
NUK KA TURIZEM TEK NE!
nuk di nga kane keto te dhena mbase per propogand kushdo qe ka shkuar jashte e ka ndjer me lire se ketu
Te pakten te huajte nuk dijne shqip dhe nuk i hane keto brroçkulla!Sa fat per ata…te huajte qe nuk dijne shqip..
Sa keq per ne qe me shqipen tone abuzojne gazetaret..!
Eh, ja, erdhen turistet. Cdo bejne? Do fryjne barkun, si shqiptaret? Pika qe su bie me gjithe turizmin kulinar.
Ja ke fut kot plako!vetem te vish me avion ne Shqiperi kushton shume me teper se te besh nje jave pushime ne nje resort turistik ne Turqi me tri vakte me te ngrene e me te pire e me avionin.Pushime te mbara ne Shqiperin e armatosur gjere ne dhemb te sali udb-es.