Protesta në Shkup kundër amnistisë së Ivanovit për politikanët nën hetim

Elton Tafaruci

Mijëra qytetarë të Shkupit me sloganin “Nuk ka drejtësi, nuk ka qetësi”, edhe dje në mbrëmje protestuan për të shprehur revoltën kundër vendimit të presidentit Gjorge Ivanov për faljen e politikanëve si dhe për tërheqjen e vendimit për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 5 qershor.

Qytetarët e organizuar nga disa OJQ kërkuan dorëheqjen e presidentit Ivanov si dhe formimin e një qeverie tranzicioni.

Protestuesit thanë se fillimi i procesit për përzgjedhjen e qeverisë së ekspertëve do të përgatisë terrenin për zgjedhje të lira dhe demokratike si dhe do të mundësojë që politikanët dhe pushtetarët të ballafaqohen me drejtësinë për veprat e dyshuara penale.

Protesta filloi me grumbullim para Prokurorisë Speciale Publike në shenjë mbështetjeje për punën e saj dhe vazhduan drejt parlamentit të Maqedonisë për të përfunduar para ndërtesës së qeverisë së Maqedonisë.

Protestat në qytetin e Shkupit filluan të martën e kaluar, kur presidenti Ivanov dekretoi vendimin për faljen e politikanëve, ndërsa nga dita e djeshme, përveç Shkupit, protesta janë zhvilluar edhe në qytete të tjera të vendit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *