Në ceremoninë e prezantimit të projektit të stadiumit të ri “Qemal Stafa”, kryeministrit Edi Rama iu bë dhuratë një bluzë e kombëtares, me numër 11, “Edi Rama”.
Presidenti i FSHF-së, Armando Duka, e quajti mik të futbollit kryeministrin.
Ndërkohë kreu i qeverisë, duke e falenderuar për dhuratën, bëri dhe një batutë: “Kjo masë është për Zahon, gjithsesi faleminderit”./ORA
