Dekriminalizimi, Harito: 20 mijë punonjës të administratës rrezikojnë të shkarkohen

Elton Tafaruci

Janë mbi 20 mijë persona që punojnë në administratën shtetërore dhe nuk kanë dorëzuar akoma formularin e vetdeklarimit në kuadër të ligjit te dekriminalizimit.

Nëse nuk e bëjnë këtë gjë deri më 5 maj që është edhe afati i fundit ligjërisht, ata rrezikojnë të shkarkohen nga puna.

“Ka lidhje me aplikimin e ligjit për dekriminalizimin. Është e rëndësishme që gjithë administrata të dorëzojë formularët e vetëdeklarimit. Është një pjesë shumë e madhe e administratës që duhet ta bëjë këtë gjë. Mund të jenë mbi 20 mijë vetë që duhet të marrin formularin dhe ta dorëzojnë. Deri tani gati 3 mijë vetë e kanë bërë, bëhet pranë Departamentit të Administratës, kemi krijuar një celulë të posaçme tek godina e Inovacionit pas Kryeministrisë. Është me rëndësi që çdo njeri të bëjë vetëdeklarimin sepse ligji e parashikon kështu. Çdo njeri që nuk ka bërë vetëdeklarimin deri në datën 5 maj që është subjekt i ligjit shkarkohet automatikisht nga puna. Është shumë e rëndësishme që gjithësecili të marrë përgjegjësinë e vetë, të sjellë formularin dhe Departamenti pastaj mes datës 5 dhe 10 maj do të bëjë listën e të gjithë atyre që nuk kanë bërë vetëdeklarimin”.

Këtë apel e ka bërë vetë ministrja e Inovacionit Milena Harito, e cila u bëri thirrje punonjësve të administratës të dorëzojnë formularin e plotësuar.

Share This Article
3 Comments
  • Po mire moj Milenke po me gjithe ato konkurse te propaganduara paskenj punesuar 20 mije kriminele ne administraten e rilindur.

  • Pas 5 majit,a do te zbatoni ligje in,apo do behen bashkpunetore ne Krim in si cdo here,kjo eshte pyetja per ju! E a jeni pregaditur per kete Pune tash qe e droni se shumica as nuk e Kane menden me krye kete detyrim ligjor!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *