Pretenca: Kolegët kërkojnë 4 vjet burg për Haxhi Giun

redaktor

Prokurorët kanë dhënë pretencën për Haxhi Giun, ish-prokurorin e Krujës, i cili akuzohet për korrupsion. Pas dy seancave të shtyra, Gjykata e Krimeve të Rënda kishte vendosur të aplikonte gjykimin e shkurtuar për të.

Në seancat e mëparshme Giu kërkoi të lirohej me argumentin se kishte probleme shëndetësore, e përballë kësaj kërkese gjykata caktoi një grup ekspertësh. Në seancën e të premtes së kaluar, e që ishte e treta, ish-prokurori kërkoi gjykim të shkurtuar përmes avokatit të tij, duke shmangur në këtë mënyrë gjykimin e zakonshëm.

Giu akuzohet për korrupsion së bashku me shtetasin Aleks Shpori, pasi ka kërkuar një shumë prej 10 mijë eurosh për të lehtësuar gjendjen e vëllait të Shporit.

Ish-prokurori kishte premtuar të ndryshonte akuzën për një të arrestuar për çështje droge në shkëmbim të një shume lekësh, një pjesë e të cilave ishin lënë si garanci në një “exchange”.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *