Modelja e bukur për format e saja të mahnitshme, Kate Upton duket se nuk ka të ndalur.
Përveçse një modele të suksesshme, ajo do të mundohet të tregojë veten edhe në botën e filmit.
Kate do të interpretoj së bashku me aktoren e njohur amerikane Cameron Diaz. Modelja e “Sport Ilustrated” është në bisedime për një rol në filmin “The Oher Woman”, ku do të interpretoj edhe aktori Leslie Mann.
Ky do të jetë njëkohësisht edhe roli i tretë i modeles 20-vjeçare, pasi ajo paraprakisht kishte pasur ka interpretuar me role të vogla edhe në filmat “Tower Heist” dhe “The Three Stooges”.
Ndërsa sëfundi Upton është përfolur se është në lidhje me reperin P.Diddy, pasi që janë parë së bashku në një lokal nate në New York duke u puthur.
