Paloka: Rama nuk e do reformën në drejtësi dhe BKH se trembet nga drejtësia

Elton Tafaruci

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka, në fjalën e tij në seancën e sotme plenare, deklaroi se kryeministri Rama nuk e do Byronë Kombëtare të Hetimit dhe reformën në drejtësi, se ka frikë.

Paloka u shpreh se “Drejtesia dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë dy gjëra që Edi Ramës i ka ka evidentuara me ngjarjen e Shullazit. Ky zotëria nuk e do Byronë Kombëtare të Hetimit, që nuk varet nga Tahiri i tij, se i trembet se si Shullazi mund të jetë dhe vetë. Ja pse ky bën lloj-lloj akrobacirash për të mos e pranuar reformën në drejtësi dhe thotë që opozita s’e do reformën”.

“Uroj që prokuroria ta nisë siç e ka nisur këtë çeshtje dhe e inkurajuar nga opozita ta çojë deri në fund. Çfarë do ndodhte nëse Sali Berisha nuk do të denonconte aktin që ndodhi me rektorin e universitetit. Nuk është çeshtje e thjeshtë e një universiteti apo koncepti, por është çeshtja e zgjedhjeve, siç ishte rasti në Korcë dhe ne do të vazhdojmë të kërkojmë se zgjedhje me këtë kryeministër nuk do të ketë në Shqipëri”, tha Paloka

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *