I shpëtoi arrestimit përpara 6 viteve, vihet në pranga shqiptari

redaktor

Në vitin 2009 i kishte shpëtuar arrestimit, duke u larguar nga Italia, por sot gjatë kthimit të tij pas 6 vitesh në shtetin fqinj, policia kufitare e Barit ka ndaluar shqiptarin 48-vjeçar, me iniciale B.A.

Ai bënte pjesë e një bandë që shfrytëzonte gra shqiptare për qëllim prostitucionin, në zonat e Molise-s dhe Puglia-s.

Operacioni i koduar “Afërdita” në atë kohë, çoi në zbulimin e një rrjeti prej 25 personash, ndër të cilët dhe shqiptari.

Gjykata  e Lucerës, i kishte dhënë atij urdhërin e “arrest shtëpie” për favorizim në krim, me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit. Më pas ai kishte mundur të largohet nga Italia, duke menduar se i kishte shpëtuar drejtësisë.

Në momentin që 48-vjeçari është kthyer në Itali dhe është ndaluar nga policia, ai është ndjerë keq, por kjo nuk e ka evituar që për të hapen dyert e burgut.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *