Gjeneralët duhet të flasin!

anazapta

Ish-funksionari i lartë i SHIK-ut në vitet ’90, Andrea Dimushi reagoi menjëherë dje rreth deklaratës luftënxitëse të Sali Berishës në Kuvend.

Ai thotë ekskluzivisht për DITA-n se në vitin 1997 u hartua një plan ushtarak kundër popullsisë jugore të vendit që kishte rebeluar kundër Berishës.

Në atë plan bënte pjesë edhe përdorimi i lëndëve helmuese luftarake…1

Kush e bëri këtë plan dhe kush ishte urdhëruesi i tij. Cilët janë gjeneralët që duhet ta dëshmojnë këtë krim monstruoz…

 – Zoti Dimushi, besoj se e kini ndjekur deklaratën e djeshme në parlament të Berishës ku u bëri thirrje shqiptarëve të rrëmbejnë armët?

– Po, e dëgjova dhe u rrëqetha. Mund të them vetëm kaq: Djalli u shfaq sërish para shqiptarëve!! Ai quhet Sali Berisha, i cili për të dytën herë i bën thirrje shqiptarëve të rrëmbejnë armët. Të gjithë e kuptojmë se thirrja u drejtohet anëtarëve e simpatizantëve të PD-së që, ashtu si në vitin e zi ‘97 çuan vendin në prag lufte civile, rimarrin urdhër të armatosen për të rrëzuar me armë qeverinë legjitime aktuale dhe të rimarrin pushtetin ata që e kanë humbur me votë plebishitare në dy palë zgjedhje radhazi.

– A është vendi dhe koha që ai të përgjigjet penalisht për këtë thirrje?

– Koha për dënimin e këtij njeriu ka ardhur e ka ikur. Përgjegjësia ligjore për Sali Ram Berishën nuk duhet të fillojë këtu! Ajo duhet të bëhet objekt hetimi e dënimi për gjithë bëmat e këtij njeriu në vitet e tij të qeverisjes. Ajo duhet të rifillojë me vitin 1997 e hetimi të përfundojë me këtë thirrje gjakatare të këtij skuthi që Ramiz Alia na e la në derë si njeriun e fatkeqësive të popullit tonë.

– Ju këmbëngulni tek viti 1997. Por a ke dijeni, Andrea, për ndonjë urdhër të Berishës në vitin ‘97 për të sulmuar jugun, kur Gazidede u bë gjeneral?

– Po ka ekzistuar një plan luftarak i vërtetë, Xhevdet. Është në nderin dhe përgjegjësinë time të deklaroj

Andrea Dimushi

Andrea Dimushi

botërisht se ka patur një planikim të tillë luftarak. Si mund të lëviznin tanket, avionët, forcat, mjetet… Ky plan parashikonte edhe përdorimin e lëndëve helmuese luftarake. Kopje të këtij plani ka patur, ka qenë hartuar nga Adem Çopani dhe është punuar për të gjithë drejtorët e llojeve të armëve në shtabin e përgjithshëm. E ka pohuar Bujar Rama publikisht se duke qenë ushtarak ka marrë urdhër nga “komandanti i përgjithshëm” e si ushtarak nuk mund ta refuzonte. Duhet të jetë e qartë për të gjithë se as tetari më i thjeshtë nuk lëviz pa urdhër… le më gjithë ushtria drejt jugut. Ja, këtë e bëri Sali Berisha. Si mund të harrohet një akt i tillë i turpshëm luftënxitës dhe antikombëtar?

– Kush mund të dëshmojë për këtë?

– Janë shumë dhe janë shumica në Tiranë. Me këtë rast u drejtohem të gjithë miqve e të njohurve të mi që në vitin 1997 kanë marrë detyra luftarake dhe kanë vepruar me njësi të armatosura në zbatim të një plani të mirëfilltë ushtarak, në kundërshtim me çdo ligj të çdo kohe për forcat e armatosura. Por nuk i drejtohem çdo pjesëtari të forcave të armatosura të asaj kohe, ku bënin pjesë dhe ushtarakë të çdo lloj e kategorie njerëzore nga llumi i shoqërisë shqiptare!

– Kujt do t’i drejtoheshit me emër dhe mbiemër nga ish-ushtarakët e asaj kohe që të dëshmonin?

4– U drejtohem ish-oficerëve që kanë bërë betimin para flamurit kombëtar për misionin që atdheu u besonte të betuarve për mbrojtjen e lirisë e pavarësisë kombëtare, si e vetmja detyrë e shenjtë për çdo ushtarak nën betim. Unë i thërras këta të marrin guximin e të denoncojnë urdhrat që kanë marrë për luftë! Të pohojnë qëllimin forcat, mjetet, drejtimet e goditjes dhe qëllimin që synohej! Thërras të apelojë Gjeneral Adem Çopanin, Gjeneral Sheme Kosovën, Gjeneral Hysen Arapin, Gjeneral Bujar Ramaj, kolonel Sokol Mulosmani, Aqif Cikalleshin komandant i bazës së armatës, Gjeneral Baki Shehin, Gjeneral Perlat Sula, Gjeneralin dinjitoz të forcave të armatosura Kostaq Karoli (për dijenitë që ka kur mori detyrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë),i drejtohem sipas përkatësisë komandantit të aviacionit të vitit 97, Komandantit të Flotës Luftarake Detare, si dhe komandantëve të njësive tankiste. I drejtohem gjithashtu Drejtorit të Kimisë e të Xhenios, gjeneral Shpëtim Spahiut për ngjarjen e Gërdecit e për ngjarjet në vitin 97. Vazhdoj më tej me një apel gjithë hierarkisë të ish Shtabit të Përgjithshëm të vitit 1997. I drejtohem me apel ish-oficerëve që drejtuan degët e shërbimeve sekrete në qendër e rrethe, legale e ilegale! Vëllezër, koha ju thërret të dëshmoni, jo sepse dëshironi, por sepse jini betuar para flamurit kombëtar!

Mos ka mllef në këtë thirrje që bëni?

– Aspak. Unë u them këtyre ish kolegëve dhe ushtarakëve të lartë: Është në ndërgjegjen tuaj të ndaloni këtë bishë të rindezë një zjarr të ri kundër popullit tonë ndaj të cilit jemi betuar ta mbrojmë me gjak. Është në nderin e secilit të dëshmojë për atë vit të mbrapshtë, që njeriu që e gatoi të jetë para drejtësisë 5sot, sot, pasi nesër është vonë. Pse e them këtë? Sepse ai na ka tradhtuar në mision e qëllim. Ai dhuroi territor fqinjëve jugorë vetëm për pushtet personal, ai furnizoi makinerinë serbe të luftës me karburant për të shtypur vëllezërit kosovarë, ai bëri Gërdecin për të birin dhe 21 Janarin duke vrarë popullin e tij për pushtet.

– Kjo është punë e Prokurorisë dhe natyrisht një provë e rëndësishme për të, apo jo?

– Kini të drejtë. Kjo është prova më e fortë për drejtësinë shqiptare. Por nëse nuk denoncojnë ushtarakët, prokuroria kurrë nuk do e marrë Salën të dëshmojë dhe gjykatat ta dënojnë. Ato i ka emëruar vetë ai për të shpëtuar si në çdo rast edhe me këtë thirrje për përmbysje pushteti me armë e gjak. Nëse vërtet do merren armë (nuk besoj se ndodh kjo), as vrimë miu nuk do ketë për të jo me helikopter për ta lëvizur e shpëtuar. Kam përshtypjen se do përfundojë më keq se Gedafi./ Xhevdet Shehu-DITA

sali

 

Share This Article
3 Comments
  • Per cfare gjeneralesh e keni fjalen pak te nderuar.shqipfoles ?!

    ..Ato jane vetem lepuj me ne krye ate Luan Hoxhen qe pasi e kerrcenoi me vdekje Xen berisha i gerdecit ….me pas enverofagosi Aleksander Arvizu e paisi me vize (egzil politiko-mafjoz) per ne Amerike..

    Pra te nderuar

    pse fajsoni GJENERALIN LUAN DHE JO KOLONELIN ARVIZU ??

    —————–
    E NJEJTA GJE NE PER 14 SHTATORIN 1998

    ISHIN KOLONELET AMBASADORE DHE CA PROKURORE QE MOREN BERISHEN NE PYETJE PER MASAKREN E PUCIT TE SHTETIT ME CA TRIMA KOQEVARE TE BUKOSHIT..

    PRA KETO QE PO THOTE SALIQENI ME FJALE NE KUVEND NE 2016..AI I BERI REALITET NE 1998..

    PRA PSE KERKONI FAJIN TE GJENERALET USHTRISE VDEKUR & BYTHEGRISUR SHQIPTARE DHE NUK E KERKONI TE ATA KOLONELE QE I BENE PRESION MAJKO CILIMIUT DHE ILIR MIUT PER MOS ARRESTIM TE SALI QENIT ??

    ___________

    POR PERVEC KETYRE XHAMBASADOREVE KEMI DHE NJE “GJENERAL TE KAPUR ROB”….ED PALLOSHI I THONIN MIQTE NE FRANCE KUR ISHTE CULLAK…

    KRYE Mashtruesi me I madh ne kete rast eshte Edi Rama
    Jo vetem mashtrues por dhe tradhetar kozmik pasi shperdoroi ne menyren me te ndyre te mundeshme votat cudiberese qe I mori trehere dhe ne vend te merrej me krimet e bandes 2B..HAPI BUNKARET E ENVERIT SI KANIBAL……..i kujtojme kanibalit edi rama se Obama shkoi per vizite te shoku I armeve te Enverit ne Kube…pra pse shqiptaret me palloshin 2 metrosh edirama duhet te tregohen akoma NEKROFAGE

    Nqs lexon intervisten e ambasdorit te pare gjerman ne 20 vjetorin e rremujes ambasadave ai e deklaron hapur fare qe isha me shume nje fare agjenti potencial per te rrezuar “komunizmin” qe ne ditet e sotme tingellon ‘Dirty Job” e euroatllantikasve .

    Te njejten ndjesi krijon dhe kur lexon intervisten e Will Rajersonit dhene Eduart Zaloshjes ku genjen fare hapur kur thote shprehimisht qe [ kur isha ne Beograd para 1990 nuk dija ku binte Shqiperia.].pasi me vone ka dale se ai dinted he me sa luge sheqer e pinte kafen Ramiz Alia……por shqiptareve ja u ben mire Luja qe I perdhos se nuk pyesin: PSE NE 1993 KUR DENOHEJ FATOS NANO SI SUPERKRIMINEL per 100 dollare qe kishte “ vjedhur” nga ndihmat italiane..ai me Berishen kane cuar ne drejtim te paditur FLORIRIN E LONDRES..KU SHKOI ?

    pse vrasesi & tradhetari dhe ‘YLLI NE NGJITJE” I arvizuse Lyl Basha me disa hajdute me kollare te adriatikut dhe atllantikut vodhen mbi gjysem miljardi dollare te rruga kombit….[QE ESHTE E DOKUMENTUAR] akoma mbahet si partner I Donald Luse per dekriminalizim ?!
    ***

    Pse eshte Sali Bisha ambasadorofag (ambasadorongrenes)

    Nuk ka dyshim se është e vërtetë ajo që kanë thënë të gjithë ambasadorët amerikanë në Shqipëri se ata në veprimet dhe deklaratat e tyre përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të qeverisë amerikane. Por, duke e marrë këtë premisë si të vërtetë, ka diçka që nuk shkon, se nëse qëndrimi i qeverisë amerikane do të kishte qenë ai që kanë shprehur ambasadorët amerikanë, atëherë karriera politike e Berishës do të kishte marrë fund me kohë, më tepër se një herë. Në ekuacionin e marrëdhënieve Berisha-SHBA ka një të panjohur, e cila mbetet e tillë që prej 22 vitesh.

    Është e qartë se marrëdhënia e ndërlikuar e Sali Berishës me SHBA nuk mund të shpjegohet me kategoritë normale të analizës së politikës dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare. Ekuacioni i marrëdhënieve SHBA-Berisha, ka një të panjohur ende të pazbuluar. Sipas kategorive normale të analizës, ky ekuacion duhet të ishte zgjidhur prej kohësh me largimin e Berishës nga politika, në një mënyrë apo në një tjetër.

    Gjatë karrierës së tij politike 23 vjeçare, Berisha ka pasur disa konflikte serioze me SHBA, përkatësisht me qendrat zyrtare të politikëbërjes amerikane.
    Sipas këtyre kategorive analitike Berisha duhet të ishte larguar nga Shqipëria në mars 1997,
    e nëse nuk ndodhte kështu duhet të ishte larguar nga politika pasi dha dorëheqjen si President i Republikës në korrik 1997,

    dhe të mos kishte marrë përsëri postin e kryetarit të PD, në tetor 1997, pasiqë kjo parti kishte dalë në opozitë. E nëse nuk ndodhte kështu duhet të ishte burgosur në 1998 apo 2000, si rivali i tij Fatos Nano.

    E nëse nuk ndodhte kështu duhet të kishte dhënë dorëheqjen e detyruar nga posti i kryetarit të PD pasiqë humbi zgjedhjet parlamentare të vitit 2001.
    E nëse nuk ndodhi kështu nuk duhet të kishte fituar zgjedhjet e vitit 2005 dhe aq më tepër të rikthehej në pushtet si kryeministër.

    E nëse nuk ndodhi kështu, duhet të kishte dhënë dorëheqjen pas shpërthimit të Gërdecit. E nëse nuk ndodhi kështu nuk duhet t’ i ishte njohur fitorja e zgjedhjeve të vitit 2009.
    E nëse nuk ndodhi kështu duhet të ishte detyruar që të jepte dorëheqjen pas 21 janarit. E nëse nuk ndodhi kështu duhet të ishte detyruar të largohej pasiqë përmbysi rezultatin e zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës.

    Por nuk ka ndodhur kështu dhe Berisha është përsëri në lojë, në konfliktin e radhës me ambasadorin amerikan të radhës. Cili është shpjegimi për këtë paradoks?

    I vetmi shpjegim i logjikshëm është se politikëbërja ndërkombëtare amerikane është më e thellë se institucionet amerikane që e bëjnë atë zyrtarisht. Që prej pikënisjes që është mbledhja e të dhënave, fakteve, dhe deri te vendimmarrja. Ambasadori i sotëm amerikan në Tiranë e pohoi këtë gjë në intervistën e tij të fundit në “Opinion” në Tv Klan, kur tha se Washingtoni mbështetet në raportet që dërgon ambasada nga Tirana, por Washingtoni merr të dhëna dhe nga burime të tjera.

    Ambasadori amerikan mund të kishte shtuar se Washingtoni e bën vlerësimin e fakteve të mbledhura ashtu siç shfaqen të përthyera nën prizmin e konstanteve gjeopolitike dhe gjeostrategjike të përpunuara, për të cilat në ambasadën e Tiranës nuk janë gjithmonë në dijeni.

    Në rastin e marrëdhënieve të Berishës me ambasadorët amerikanë në Shqipëri, me kohë është krijuar një lloj sugjestionimi i ambasadorëve amerikanë nga Berisha. Ambasadorët amerikanë që vinë në Shqipëri janë njerëz shumë inteligjentë, të cilët nuk mund të mos e perceptojnë saktë atë që tashmë është kthyer në një fenomen: Ambasadorët vinë dhe ikin, luftojnë me Berishën, duket sikur e djegin, por Berisha mbetet gjithmonë në lojë triumfues, një kanibal i vërtetë politik. Madje për disa nga ambasadorët amerikanë në Shqipëri, si Lino, Limprecht, Withers,Arvizu. mund të thuhet se Berisha ka qenë një ambasadorofag (ambasadorngrënës) në raport me ta.

    Shumëkush pyet se ku qëndron fuqia sekrete e Berishës që e ka bërë të triumfojë në këto duele me ambasadorët amerikanë. Sekreti qëndron te mënyra se si e perceptojnë amerikanët rolin e tyre në Shqipëri pra si protektor-arbitër.

    Amerikanët kërkojnë që t’ i tregojnë Europës se janë të domosdoshëm për të mbajtur stabilitetin në Ballkanin ku veprojnë forca që mund ta futin regjionin në kaos. Kjo logjikë vlen dhe për Shqipërinë. Amerikanët e kanë kuptuar se Berisha është i vetmi njeri perkohesisht që mund të mbajë një parti të madhe në politikën shqiptare, përballë PS-së ..
    ***
    Me ka zene lemeria qe kur ne Shqiperi honorable Donad Lu shpiku reformen per drejtesi,pas dekrinializimit te famshem,ku me I humburi doli Edi Rama dhe votuesit e 23 qershorit..me I fituari ..ylli ne ngjitje.

    Gjithe shtypi shqiptar ( edhe gazeta Dita) jane verbuar dhe nuk shikojne qe kjo eshte nje manover tip “kale troje” po behet per te reabilituar pergjithmone krimet e kupoles 2B dhe per te vendosur K/M ne 2017 gjarperin Lul Basha I cili do kujdeset me pas per mosprekjen e SRB-it dhe ne rast te ngordhejs se tij natyrale ti beje nje varrim madheshtor si DEMON kratit tjeter te tropojes mender me thene A.Hajdarit.

    Me e vogla qe mund te mendojme eshte se miqte tane po na konsiderojne si te Ferma e Kafsheve te George Orwellit…PSE
    ***
    Berisha nuk eshte se ka kryer krime.JO..Ai eshte treguar
    PERBINDESH
    KANIBAL
    MONSTER
    TERRORIST
    TRADHETAR
    DJALL…etj etj
    Dhe miqte tane e tolerojne se gjoja hodhi komunizmin qe eshte ne vetvete nje genjeshter kriminale qe nuk eshte vendi dhe koha ta argumentojme.Por le te analizojme disa krime te kesaj drakule te viqidolit qe nuk ka zog kurve ne bote ta shpetoje apo ta amistoje:

    1-Ky MONSTER nuk duhet te falet kur drejtesia e Enverit denoi Hysen Shoshorin ne burg kurse ky kerkoi varjen ne litar.

    2-Ky PERBINDESH nuk duhet te perdhoste PERSONALISHT me dinamit varrin e Enver Hoxhes ne nje kohe qe I ka pire kafen dhe I ka ndenjur te oxhaku..e deri te varkat..Nuk duhet te shkelte zakonin e malsorit

    3-Ky DJALL nuk duhet te beje rolin e te “shtypurit nga diktatura” kur ajo I dha mundesine te kuronte jashte vajzen e tij me operacjone kozmetike…dhe deri ti fshinte bythen Andi Bushatit nipit te H.Kapos si BABY SITERES

    4-Ky DEVIL per here te pare ne historine e Shqiperise jep urdher luftarak me Shik-un qe VERIU te pushtonte ushtarakisht JUGUN

    5-Ky DEMON urdheron perdorimin e lendeve kimike luftarake (si Sadami ) ne Vlore-Gjirokaster..ku per fat dy pilotet atdhetare devijuan avjonet.

    7-Ky FRANKESHTEIN MONSTER shkaterroi me themel ushtrine & shtetin ne 1997 ku si pasoje u vrane mbi 4000 shqiptare…dhe u pushtuam “miqesisht” nga te huajt

    8-Ky QELBESIRE me xhenazen e Hajdarit,shpertheu K/M dhe pushtoi institucjonet dhe duhej ose burgim I perjetshem ose egzekutim ne rrethana renduese ( ah keto amerikanet qe e falen)

    9-Ky MASKARA kreu nje genocid cnjerzor kunder fisit Haklajve duke perdhosur varrezat,duke vrare femije e pleq dhe duke I rrafshuar shtepite me dinamit
    1
    0-Kjo BISHE GJAKATARE urdheroi zhdukjen pa gjurme te Remzi Hoxhes se raportoi takimin TOP SEKRET ne Shen Naum me Milloshevicin dhe Grigorovin ( me dijenine e miqve)

    11-Kjo NDYRESIRE lejoi dhe urdheroi personalisht furnizmin me nafte te Milloshevicit me kompanine Shqiponja me tritan shehu,gazidede dhe “shenjetorin “ Aleksander Meksi

    12-Ky ESAT PASHE JUNIOR shiti me DEVILIN LUL pjese nevralgjike te detit Jon,ku Karamalisi e konsideroi fitoren me te madhe dipllomatike pas L2B

    13-Ky MEGA TRADHETAR lejoi personalisht ndertimin e varrezave te ushtareve greke brenda territorit shqiptar egzakt sipas vijes se vorio epirit,kurse nga ana tjeter varrosi ceshtjen came

    14-Ky NAZISKIN heq tabelen e masakres 4 Shkurtit dhe e zevendeson me figure filo XHAFERR DEVISTE

    15-Ky I PABESE ndersa I vuri pinjollit te Zogut kallashnikovin ne 1993,kurse pas dy dekadash ketij tradhetari I ngriti lapidarin

    16-Ky SHQIPTAROFAGOS ne nendor 2012 me agresivitetin dhe nga provokimet e tij u be e mundur te digjen dy greviste te urise te te perndjekurve politike ( kujtojme qe I gjori Arvizu dhe I shkreti Nishani I vizituan nga dy here ata)

    17-Ky MOBSTER NDERKOMBETAR dogji me biznesin e tij kriminal ne Gerdec 26 skllever..dhe pas kritikave dhe akuzave..i thote NY-TIME-it leter higjenike..dhe asnje amerikan nuk reagoi

    18-Ky NEO FASHIST vrau 4 veta ne bulevard ne 21 janar 2011…dhe cuditerisht fshiu bythen me ca ekpertiza profesinale te FBI…prape heshten miqte amerikane..biles Arvizu e quajti burre shteti

    19-Ky NEKROFAG me gestapon e tij private egzekuton Kosta Trebicken dhe e ndihmojne ca miq te tij ne Virxhinia qe te gjeje nje ekspert per ta mbuluar kete akt mafjoz.

    20-Ky MAFJOZ nderkombetar se bashku me DEVILIN LUL grabisin dhe me ca mafjoze te huaj me kollare rreth gjysem miljardi dollare ne Rrugen e Kombit qe mbahet rruga me shtrenjte ne bote…fatkeqeisht ne vendi me te varfer te Europes

    21-Ky KRYHAJDUT ka bere dhe shume krime ekonomike si tejkalimi I borxhit publik,shitje hidrocentralesh,1 miljard borxhi I biznesit,aferat me CEZ-in.ALBETROLIN,ARMON etj etj qe jane te panumurta
    ***
    Nga sa me siper del konkluzion se SALI BISHA eshte kriminel shumedimensinal por jo fajtor.

    Fajtori nr 1 per sot per sot eshte nenpunsi Donald Lu qe ka numrin e syzeve ekstra ekstra LARGE

    Fajtori nr 2 per sot per sot eshte EDI RAMA qe ka tradhetuar 21 janarin dhe 23 qershorin se e kane tredhur..plotesisht

    Fajtori nr 3 jane mediat shqiptare ku perfshihet dhe gazeta Dita qe per ti thene nje te vertete..i bien nga Kina
    ***
    Pas mos ndeshkimit te Monstres Berishe per disa kryekrimet e tij..sidomos per masakren HITLERIANE te 21 janarit me keqardhje kemi drejte te mendojme se:
    Amerikanet po bejne gabimin e turqeve para 500 vjeteve ku I kane ndare shqiptaret ne armiq te betuar ne socialiste dhe demokrate (turqit na ndane ne myslymane dhe te krishtere)..dhe ne vend te ballaban pashes dhe hamza kastriotit shohim berishen dhe bashen….dhe analoge eshte enverhoxha ne rolin e skenderbeut..

    MESHIRE PER GJENERALET TE USHTRISE VDEKUR…..MERRUNI ME MIRE ME KOLONELET AMBASADORE..PSE SALIQENI I SHKEL ME KEMBE..DHE SOT.??

  • ende pa comente ?!

    nuk eshte e vertete..

    kam postuar para 12 oresh nje koment ku analizoja se berisha eshte kriminel por jo fajtor..

    fajtoret jane sot 4 veta:

    donald lu….governori

    edi rama ..zv/governori

    ilir meta…..reptil ambasadash

    helmuti gjerman….unknow role

    pra mos u merrni me keto gjenerale qe kane mbushur breket..

    por merruni me faktin…

    kush i ka dhene “fuqi” saliqenit te dribloje dhe disa te shkele me kembe nje skuader futbolli me ambasdore amerikane…

    1 -Chris Hill
    2 -William Ryerson
    3 -Joseph E. Lake
    4 -Marisa R. Lino
    5 -James Pardew
    6 -Joseph Limprecht
    7 -James F. Jeffrey
    8 -Marcie Berman Ries
    9 -John L. Withers II
    10-Alexander Arvizu
    11-Donald Lu

    pra lereni te qete mender gjeneralet eushtrise vdekur..dhe merruni me ata qe vune berishen en 1991 si dikur “toger baben”

    pra me sakte:

    cfare do ambasdori donld lu sot te djalli berisha dhe devili lul basha

    cfare do donaldi qe ka dale mbi 1000 here ne media qe ka thyer rekord GINES

  • SHKRIMI KA SHUME PASAKTESI OSE KEQDASHESI PASI GJENERALI ADEM COPANI NUK E KA HARTUAR PLANIN , POR DUKE QENE NE ATE POZITE SHKOI VETE NE JUG NE ATO KOHE TE RREZIKSHME DHE KUR E PA GJENDJEN NGA AFER NUK PRANOI ZBATIMIN E KETIJ PLANI MAKABER ,PRANDAJ BERISHA E ANASHKALOI DUKE GRADUAR GJENERAL DHE KOMANDANT TE OPERACIONIT TE JUGUT GAZIDEDEN . GJENERALI ADEM COPANI ESHTE NJE NGA USHTARAKET E LARTE ME DINJITOZ DHE MENDJET ME BRILANTE TE USHTRISE SONE . KONTRIBUTI I TIJ PRANE NATOS PER LUFTEN E KOSOVES ESHTE I JASHTEZAKONSHEM DHE HISTORIA KUR TE SHKRUHET DO TI JAPI VENDIN E NDERIT .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *