Protesta pro dhe kundër qeverisë në Shkup

Elton Tafaruci

Për të nëntën ditë në Shkup kanë vazhduar protestat kundër politikave të pushtetit. Mijëra qytetarë nën organizimin e lëvizjes qytetare “Protestoj”, kanë dalë për të protestuar kundër vendimit të presidentit të Maqedonisë Gjorgje Ivanov, që të falë politikanët të cilët Prokuroria Speciale Publike, i heton për përfshirje në manipulimet zgjedhore dhe korrupsion.

Protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të presidentit caktimin e një date zgjedhjesh si dhe formimin e një qeverie teknike që do ta përgatis vendin për zgjedhje.

Ndërkohë përkrahësit e pushtetit në Shkup, para Parlamentit të Maqedonisë kanë protestuar në mbështetje të idesë se zgjidhja e vetme për të dalë vendi nga kriza është organizimi i zgjedhjeve më 5 qershor. Protestuesit në mbështetje të pushtetit kanë përkrahur gjithashtu dhe vendimin e presidentit Ivanov që të falë politikanët.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *