Doli në konferencë shtypi kryetari i opozitës shqiptare. Besoj e vetmja në botë që në çdo moment akuzon vetveten. Mënyra si ajo e shpreh kundërshtinë të sjell në mendje goditjen bumerang. Përsëritja në çdo 3-4 fjali të tij e refrenit “Shullazi e Shullazët e tjerë” tregon shterpësi të theksuar ideore si edhe ato që thotë janë shumë të varfra në të vërteta. “E di gjithë bota se Edi Rama është në krye të krimit.” Kemi të drejtë të pyesim: mirë bota e paska marrë vesh, po kjo prokuroria jonë përse nuk e ditka?! Pastaj nuk e dimë mirë se për cilën botë flet? Apo kujton se i gjithë globi rrotullohet rreth SHQUP-it? Nuk mund të mos anatemoj sistemin tonë gjyqësor, ama është në “detyrë” akoma. Dhe në fund një “xhevahir” i të fortit të Kukësit. I ka dërguar një letër “shqetësimi” kryeministrit për kanabisin që mbillet në gjithë Shqipërinë. Gabohet përsëri Flamuri. Në Shqipëri mundet, ama në Lazarat jo. Një këshillë politikës në mbyllje. Jepini fund fjalëve e llomotitjeve pa asnjë vlerë e bëni diçka të mirë për këtë popull të stërlodhur nga përrallat. Leksionin e keni para syve përditë. Shikoni si punohet në Tiranë. Profeti
Dërguar me Email
Në adresën e redaksisë
