Thirrja e Sali Berishës për armatosjen e qytetarëve dhe kërkesa për të sjellë një ligj të ri për armët në Kuvend, ka nxitur reagimin e biznesmenit Neranxi.
Për ta bërë më të qartë mesazhin e tij, Neranxi publikon edhe njëherë pamjet e grabitjes që ndodhi rreth një vit më parë në biznesin e tij.
“Pas 14 muajsh grabitje, poshtërim dhe tronditje psikologjike të punonjësve të mij, kriminelët nuk janë kapur akoma. Ata e drejtuan benzin e tyre me xhama të zinj nga Fushë Kruja dhe më pas “humbën gjurmët“, shkruan Neranxi që duket se ka menduar të marrë një armë për vetëmbrojtje, por është stepur kur ka parë ligjin.
Sipas biznesmenit, ligji aktual i jep superfuqi grabitësit, dhe ndëshkon atë që përpiqet të mbrojë pronën e tij.
Statusi i Neranxit në Facebook
Pamjet që shihni më poshtë janë të Kompanisë “Neranxi”, e cila u grabit 14 muaj më parë nga njerëz me maska dhe të armatosur deri në dhëmbë. U desh ajo ngjarje e shëmtuar, që unë të reflektoja mbi ligjin që ne kemi aktualisht për vetmbrojtjen, i cili na bën ne njerëzve që duam të jetojmë me ndershmëri, që të jemi të pafuqishëm për të mbrojtur jetën dhe pronën dhe si rrjedhim, ky ligj i jep super fuqi kriminelëve. Pikërisht për këtë arsye, unë dola aso kohe në disa media duke ngritur problemin e ndërhyrjes në nenin 19 të Kodit Penal i cili flet për vetmbrojtje, që ai të bëhet siç është në vende të zhvilluara, në Gjermani, Amerikë etj. Sot rihapet ky diskutim të cilin unë dua ta zhvesh nga çdo lloj përdorimi politik dhe propagandistik që mund t’i bëhet kësaj çështjeje. Vendet me demokraci të zhvilluar, të japin mundësi që të jesh një qytetar me dinjitet dhe të kesh mundësi të mbrohesh dhe të jetosh i qetë. Kjo sepse një ligj i mirë, është provuar tashmë, ul automatikisht kriminalitetin, sepse kriminelët nuk janë aq trima sa mendojmë ne. Ndërkohë një ligj i keq si i joni, do më çonte mua në burg po të tentoja të mbroja pronën, jetën time dhe të punonjësve të mij. Dhe ky diskutim vlen akoma më shumë, duke patur parasysh se në të shumtën e rasteve kriminelët nuk kapen. Pas 14 muajsh grabitje, poshtërim dhe tronditje psikologjike të punonjësve të mij, kriminelët nuk janë kapur akoma. Ata e drejtuan benzin e tyre me xhama të zinj nga Fushë Kruja dhe më pas “humbën gjurmët”. Me anë të këtij statusi, shpreh gjithashtu shqetësimin edhe të shumë tregtarëve dhe sipërmarrësve të cilët janë anëtarë të Shoqatës për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe Tregut të Shqipërisë. Edhe ata ndjehen për ditë të kërcënuar nga krimi. Në fund dua ta mbyll me një thënie të një gazetari shumë të njohur të kronikës, i cili i ftuar në një emision bashkë me mua, ku flitej se sa i pasigurtë ishte biznesi nga krimi, bëri një deklaratë ekzaktesisht kështu: “Tashmë nuk përbën sekret që bizneset e autostradës, janë të ndara mes dy të fortëve, njëri kontrollon anën e majtë, tjetri anën e djathtë”. Dhe këtë e tha me një qetësi, sikur po pohonte gjënë më normale të botës. Dhe kur krimi kthehet në normalitet në një vend, çdo gjë ka marrë fund.

Ta kishin bo ket gje ne Amerike ata spurdhjaket, tani do te ishin tret me kohe e me vakt.
Pse politikanet dhe qeveritaret kane frike nga armatosja e popullit, duke marre arme me leje dhe me regjistrime te regullta?! Nese do te kete secili arme, grabitesi nuk do te guxoi te perdore forcen se e di qe do te vritet. Politikanet tane kane frke nga armatosja e popullit sepse jane ata qe i kane ngritur bandat dhe qe e mbajne popullin nen terror; jane ata qe me keto banda vjedhin votat dhe kercenojne popullin te votoje per ta, dhe nga ana tjeter hiqen sikur i denojne. Cdo dite ka vrasje, cdo dite ka grabitje qytetaresh dhe dyqanesh; cdo dite ka perdhunim prone apo femrash te pambrojtura dhe qeveria ben te paditurin, ndersa policia thote “vrasesi iku ne drejtim te paditur”. Sa mire e gjen policia ata qe fyejne edhe me telefon politikanet, ndersa ata qe vjedhin dhe trembin popullin na ikin ne “drejtim te paditur”. Cdo dite ka “trima” qe te hypur ne makina me xhama te zinj qe, po t’u presesh rrugen dalin nga makina dhe te kercenojne me rrahje apo vrasje, por, nese une do te kem te drejte te mbaj arme, sikunder e ka mbajtur me vete gjthe jeten shqiptari, ky i “forti” nuk do te guxoi te na beje neve karshillek, popullit te tjeshte, por as deputeti nuk do guxoi qe t’i mbroje fshehtas keta “te fortet”. Nerenxi ka te drejte. Edhe Berisha ka te drejte dhe nuk ka pse shtremberohet fjala e tij ne kete rast, pavaresisht se kush eshte Berisha dhe cka ka bere Berisha. Berishen le ta cojne, po qene trima, ne gjyq keta lapanjozet e Balles, Braces e me Tahirin, por per kete qe tha se cdo shqiptar te kete te drejte te mbaje arme me leje, e ka thene me se miri.
Ligjet jane bere per kriminelet e jo per popullin!
Edhe ligjet [er ne ish ushtaraket,jane bere qe te na e ulin vazhdimisht masen e pensionit aq sa qe nga vitin 1991 e deri me sot nuk eshte zbatuar asnje ligj pervec atyre qe ka bere gati cdo vit Berisha per te na grabitur pensionin ne!
Per 25 vjet jane bere 25 ligje!
Eshte bere nje CORBE DERRI me keto ligje sa kercet korrupsioni ne se do te marresh me shume leke!
Z. Nerenxi eshte neglizhenca e Policise dhe e prokurorise per mos kapjen e ketyre krimineleve edhe pas 14 muajsh nga grabitja. Nga filmimi shikohet qarte qe te dy grabitesit jane me maska, por pa doreza ne duar, kane lene dhjetra gjurme gishterinjsh, sic shikohet ne veprimet e tyre ku kane prekur ne cdo gje. Kjo nuk kerkon ndonje profesionalizem te madh, gjyrmet e gishterinjeve te ketyre banditeve jane te kontrollueshme ne marrjen e Pasaportes Nderkombetare dhe te Kartes se Idenditetit, apo sic duket Policia Kriminele si kunguj qe jane nuk kane marre fare lenien e gjurmeve te gishterinjeve. Zoti i ka ruajtur punonjesit e tu nga ndonje vrasje e mundeshme prej ketyre krimineleve. Roja mire qe nuk qellon kriminelet, po per te qelluar mbi gomat e automjet per t’a nxjerre jashte funksionit nuk e bente dot, apo mos ka qene bashkepunetor me grabitesit, etj etj. Nje fakt eshte i vertete, kushdo qe ben krim, vrasje, grabitje, perdhunime, te gjithe keta marrin rrugen e veriut,pra thjesht jane shpellare dhe malok qe kane mbeshtetjen e kriminelit Sali dhe te SHQUP-it.
Ju me nickname popull mavria, nuk e kini kuptuar thirjen e Berishes ose nuk doni ta kuptoni ate.Berisha nuk i beri thirje deputeteve te parlamentit per te miratuar ligjin per paisje me arme te qytetareve qe deshirojne apo te pronareve per te mbrojtur jeten dhe bizneset e tyre,por i beri thirje popullit te armatoset per te rezuar qeverine.Ne mos keni arme gjeni , hapni depot dhe rrembeni…..Por tani ne depot e ushtrise Berisha e te tjeret nje qen te ngordhur gjejne,se armatimin e municionet ja gjeti vendin Mediu dhe Imami.Pikerisht per te mbuluar krimet dhe pislleqet e tija dhe te ish ministrave te tij,perpiqet te beje trazira,ose ne pamundesi te trazirave te pengoje kryerjen e reformave ne drejtesi,pasi po e kupton qe cdo dite e me teper po i mblidhet laku pas fytit.
Atij fare populli edhe armet i mungojne,sikur nuk u ngopem me varre ne ’97-ten