Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ka prezantuar sot një tjetër projekt madhor që është në vazhdën e investimeve më të rëndësishme që po kryen bashkia e Durrësit.
Në këtë prezantim publik kanë marrë pjesë ministri i mjedisit, Lefter Koka, prefekti i Durrësit, Roland Xhelilaj, kryetari i qarkut, Alfred Mullaraj, arkitektë, urbanistë, personalitete dhe qytetarë të Durrësit, ben te ditur zyra e shtypit e bashkise.
Kryebashkiaku u shpreh se “Projekti “Veliera” do të tërheqë mijëra turistë, pasi do të jetë një objekt origjinal e i vizitueshëm që do t’i japë Durrësit një imazh të vërtetë të një qyteti turistik.
Projekti është përgatitur nga studio e arkitekturës shqiptare ERALD -G + ARKONSTUDIO dhe një studio të njohur arkitekture nga Italia, ARCHEA.
Sheshi i ri publik do të ketë një sipërfaqe prej 12 mijë metra katrore dhe vela mbi të do të jetë 2 mijë metra katror. Vlera e të gjithë këtij projekti do të jetë rreth 6 milione dollarë”.

hajde projekt hajde perihere u gjeten 6 milion dollare per nje vele. Po silli durresit ujin dhe rregullo ujrat e zeza, dritat rruget Ambulanzat pastaj mendo per vela o vajnjush.
Po si nuk lodhesh qe flet me murin? Me murin e shpise me fol te pergjigjet komshiu te pakten. Po vangja eshte ….