Ekonomia kineze vazhdon ngadalësimin

Elton Tafaruci

Ekonomia e Kinës vazhdoi ngadalësimin edhe gjatë tremujorit të parë të këtij viti, treguan të dhënat zyrtare, ndërkohë që indikatorët kryesorë të saj po japin shenja stabilizimi.

”Prodhimi i Brendshëm Bruto u rrit 6,7 për qind krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar për të arritur në 2,4 trilionë dollarë”, njoftoi Zyra Kombëtare kineze e Statistikave (NBS).

”Megjithatë, kjo rritje ishte pak më e ulët nga parashikimi prej 6,8 për qind që është më e ulëta që nga koha e krizës financiare globale”, shtoi ajo.

Sidoqoftë, rritja është në përputhje me pritjen e tregjeve dhe mbetet brenda objektivave të qeverisë kineze, të përcaktuara mes 6,5 dhe 7,0 për qind për vitin 2016.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *