Dy persona të maskuar kanë grabitur banesën e një gruaje me aftësi të kufizuara, mbrëmjen e së enjtes në qendër të Korçës.
Sipas policisë, grabitësit kanë hyrë në shtëpi nga dritarja e tualetit, duke shfrytëzuar një tub aspirimi të vendosur në pjesën ballore të pallatit.
Pasi e kanë goditur me mjete të forta në kokë dhe brinjë gruan me aftësi të kufizuara, e cila ka mbetur pa ndjenja, grabitësit kanë filluar bastisjen e shtëpisë dhe janë larguar prej andej pasi kanë marrë një sasi të konsiderueshme bizhuterish floriri.
Megjithë përshkrimin që i ka bërë Kureta, karakteristikave fizike të dy grabitësve, Policia e Korçës ende nuk ka mundur t’i identifikoji.
Gruaja, e cila jeton bashkë me nënën e paralizuar, ka një dyqan për ndreqjen e orëve në zonën e pazarit dhe siç rezulton nga hetimet e policisë, grabitësit kanë patur dijeni për bizhuteritë e floririt në banesë.
