Ish-presidenti rumun përballet me akuzën e pastrimit të parave

Dita
epa01578481 Romanian president Traian Basescu gestures while announcing the second designated prime minister at Cotroceni Palace in Bucharest, 15 December 2008. The new designated prime minister is Emil Boc, the president of Liberal-Democratic Party (PDL) and major of Cluj city, who was nominated in the place of Thedor Stolojan, whom declined his nomination after only five days. As the result of the November parliamentary elections, Romania will be ruled by a political alliance composed by PDL and PSD (Social Democracy Party). EPA/ROBERT GHEMENT

Ish-presidenti i Rumanisë, Traian Bashesku, tha të mërkurën se Zyra e Prokurorit Publik pranë Gjykatës së Lartë të Kasacionit dhe Drejtësisë, PICCJ, e kishte akuzuar atë për pastrim parash.

“Jam informuar zyrtarisht nga PICCJ se unë jam i dyshuar për pastrim parash… në lidhje me blerjen e një copë toke dhe një shtëpie në vitin 2000 dhe 2002,” shkroi ai në Facebook.

“Unë duhet të informoj se PICCJ e rrëzoi padinë penale për këtë çështje më 25 qershor 2012, kur hetuesit vendosën të mos fillonin një ndjekje penale”.

“Dosja u rihap në vitin 2015 me kërkesën e PICCJ. Deri në këtë çast, nuk jam thirrur në gjyq nga PICCJ. Kur të marrë një thirrje, patjetër do të shkojë në prokurori,” shtoi ai.

Bashesku tha gjithashtu se ishte akuzuar për një ankesë të paraqitur nga Mugur Ciuvica, këshilltar i ish-presidentit Emil Konstantinesku dhe analist politik kontrovers.

Burime gjyqësore të cituar nga mediat thanë se ngjarjet nën hetim ishin të lidhura me Kostel Kasuneanun, një biznesmen, kompanitë e të cilit morën disa kontrata të infrastrukturës, paguar nga fondet publike ndërsa Bashesku dhe partia e tij ishin në pushtet.

Në vitin 2000, kur Bashesku ishte kryetari i bashkisë së Bukureshtit, dyshohet se ka blerë një ngastër toke në Bukureshtin e veriut nën koston e tregut dhe e ka shitur atë dy vjet më vonë te kunata e Kasuneanut me normën e tregut.

Ish-kreu i shtetit tashmë drejton Lëvizjen Popullore, PMP, të krahut të djathtë dhe thuhet se po përgatitet të kandidojë për postin e kryetarit të bashkisë së Bukureshtit në zgjedhjet lokale në 5 qershor, ndonëse nuk ka njoftim zyrtar.

Bashesku ishte kryebashkiak i Bukureshtit nga viti 2000 deri në vitin 2004 dhe më pas u bë president i Rumanisë nga viti 2004 deri në 2014, duke shërbyer dy mandate të njëpasnjëshme. / BIRN

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *