Të pastrehët që banojnë aktualisht në 8 godinat e Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe në godinën e ish-Institutit të Kërkimeve Biologjike do të zhvendosen nga aty. 515 familjet, që prej vitesh kanë gjetur strehim në zonën e Institutit do të përfitojnë banesa sociale që do të ndërtohen te Rrapi i Treshit në Tiranë.
Përmes një vendimi, qeveria e vendosi që t’i heqë pronësinë Ministrisë së Mbrojtjes për godinat që përdoreshin si depo ushqimore dhe t’i kalojë ato në administrimin e Ministrisë së Zhvillimit Urban, për ndërtimin dhe rikonstruksioni e banesave sociale.
Sipas vendimit, tashmë të zyrtarizuar, përpos familjeve që renditen në listën e mëposhtme, pritet që nga projekti i banesave që do të ndërtohen në zonën e Rrapit të Treshit të përfitojnë edhe qytetarë të tjerë. Por miratimi i familjeve të tjera do të bëhet me vendim të posaçëm të këshillit bashkiak të Tiranës, por gjithmonë në varësi të kushteve dhe kritereve që janë vendosur për strehimin social, bazuar në ligjin nr. 9232, të vitit datë 2004, “Për programet sociale për strehimin e banorëve të zonave urbane”, të ndryshuar. Sipërfaqja që Ministria e Zhvillimit Urban do të menaxhojë nga sot, arrin në 16. 500 m².
Për t’u njohur me listën e familjeve që përfitojnë banesa sociale klikoni KETU
