Opinion nga Edi Rama-Ata qe si zakonisht i dine te gjitha prandaj edhe nuk dine asgje, jane sulur te perbaltin projektin e Arenes Kombetare, pa kaluar ende 24 ore nga prezantimi! Kjo natyrisht eshte prova tjeter se nje tjeter pune po behet si duhet. Per sa kohe stadiumi kombetar u kanibalizua nga shtesat e prapashtesat e shemtuara, s’ishte monument kulture. Askush nga keta nuk ndihej, si gjithnje bashkejetesen me rrenimin, pisllekun e shemtimin e kane fare te kollajte, ndertimi, pastertia, bukuria u vret syte e u sekelldis mendjen e kyçur! Tani qe rilindjes se stadiumeve u duhet shtuar Arena Kombetare, u kujtuan keta per monumentin e kultures…
Per keta s’qe fare problem, qe ajo germadhe qe rri ne kembe duke u mbajtur mbi gjithefare kioskash e garazhesh te shemtuar, s’ishte me as stadium per Kombetaren! E cila, te ishte per sojin e ketyre, do kishte perfunduar ne emigracion per ndeshjet eliminatore, sepse UEFA e shpalli non grata “Qemal Stafen” e rrenuar. Dhe sikur kjo qeveri mos kishte ndertuar Elbasan Arenen ne kohe rekord, Kombetarja do luante ne shtepite e botes dhe zor se do ishte sot ne France apo jo?!
Po kur thone pastaj qe s’ka ne bote stadium me kulle apo per me teper, me sherbime tregtare, meritojne nje dacke provash syve (shikoni fotot bashkengjitur, nga stadiumi i ri i Milanit, tek stadiumet amerikane qe jane modele zhvillimi te jetes urbane e sociale e deri tek stadiumi kombetar i Helsinkit).
Sepse stadiumet e gjenerates se fundit jane te gjithe keshtu, jo ne forme po ne qellim, kush me kulle vertikale e kush me volume te tjera horizontale; stadiumet duhet te jetojne 7 dite ne jave jo vetem kur ka ndeshje. Duhet te jene objekte me mjedise e hapesira shumeqellimeshe per jeten urbane, te cilat ofrojne sherbime, argetim, relaks, per te gjitha moshat.
Sqaroj se ky projekt eshte bashkepunim i Qeverise me Federaten Shqiptare te Futbollit dhe ne po bejme ate qe deshtoi ta bente qeveria paraardhese. E cila si ne te gjitha punet e tjera, premtoi stadiumin per 100-vjetorin e pavaresise, tentoi ta jepte me koncesion, me garanci te kripur financiare nga buxheti i shtetit dhe ne fund beri nje vrime ne uje!
Ne do ta bejme Arenen Kombetare ne partneritet me privatin, ku partneri publik do jete FSHF-ja, po ama pa paguar asnje qindarke nga buxheti i shtetit! Madje do perfitojme permes FSHF-se, nje mbeshtetje financiare 10 milione euro nga UEFA, pikerisht fale ambicies e standarteve te projektit te perzgjedhur.
UEFA qe supervizon gjithe stadiumet e reja ne Europe, qe nga skicat e para deri ne gurin e fundit, “çuditerisht” entuziazmohet per projektin dhe jep fonde. Ndersa keta qe e lane Shqiperine pa asnje stadium per Kombetaren e per klubet ne kupat e Europes, i japin gojes per nje projekt qe do ta beje Shqiperine vend aplikant, per te marre finalet e Europa League apo Superkupes se Europes!..
Mire me qeverine, po me Kombetaren cfare kane xhanem?!
Sa per arkitektin e famshem italian, s’kane faj qe e akuzojne si kriminel! Nuk zbuluan dot asnje kriminel ne parlament me ligjin e tyre famoz te dekriminalizimit dhe tani e kane zbuluar ne Arenen e re Kombetare:-)))


Z.Rama,vazhdo punen si e ke nisur,pasi PD-istet po pelcasin nga CMIRA,pasi e mira,e bukura u verbon syt.SB eshte mesuar te gjuaj me TOP kete vend qe ne ’91.Ai di vetem te vjedhe,shkaterroi,vrasi.Dhe e ka kuptuar qe me punen qe po beni,PD nuk beson më se do e bjeri ne pushtet pas 20 vjetesh,pasi ka deklarur qe diten e qeverisjes tuaj se:”…PD do e kthej shume shpejt ne pushtet…”Kete e deklaroi te Çani para ca ditesh.Dhe Çani hapi syt,u mallengjye shume, qau me lot gezimi.Beni reformen ne DR dhe mos u tutni nga kercenimet e PD dhe hezitimet rreth-e qark.Populli i di te gjitha marrzit e SB e KO..!
Qe Shqiperise i duhet nje stadium modern, kjo nuk vihet ne diskutim. Projekti i paraqitur, ne gjykimin tim, eshte shume i mire, vetem se do te doja qe pjesa e fasades se tij, e cila ka njefare historie, te mos prishej, por te perfshihej ne projektin e ri. Gjithashtu me habit fakti qe Z. Rama i ka vene nje emer te ri stadiumit, qe pa e ndertuar, duke e quajtur “Arena Kombetare” dhe duke i hequr emrin e nderuar te heroit te popullit Qemal Stafa. Pse kjo? Çfare te keqe i sjell futbollit shqiptar emri i Qemal Stafes? Pastaj nqs kete do ta quajme “Arena Kombetare”, po ata te rretheve si do t’i quajme, “Arena Lokale”? Mendoj se, ashtu si stadiumi Shkodres mban emrin e legjendarit Loro Boriçi edhe ketij stadiumi duhet t’i ruhet emri legjendar qe ka tani.
Goût de chiotte:shijet per nevojtore thone Francezet!
STADIUMI I EDI RAMES SI RRUGA E KOMBIT E SALI BERISHES
Ky KAQOL pa shkolle qe betonizoi Tiranen ne vend te tregoje dhe te krhahasoje pa piken e turpit Helsinkin, Milanon apo qytetet e SHBA me Tiranen plot me kulcedra prej betoni dhe perpiqet te mbuloje idiotizimin e tij urbanistik me propagande “PATRIOTIKE”, pra Kryeministri Yne budalla le te shkoje ne Bathore apo Kashar, pse jo ne Farke dhe tek Liqeni, por nese zoritet le te shkoje tek shkolla Partizani qe te shikoje me syte e tij masakren urbane qe i ka bere kryeqytetit tone me lejet e ndertimit per “miqte” e tij qe kane gllaberuar me beton nje shkolle publike si ne ASNJE vend tjeter te Botes,
pastaj:
Le te beje sa te doje krahasime dallkauke me mashtrime “PATRIOTIKE” per kombetaret dhe kombet si ato te Sali Berishes ne Rrugen e Kombit Durres-Kukes ku vodhi si i papare LEKA nga fondet publike.
prandaj:
Ne, pinjollet e intelektualeve properendimore shqyptare qe u vrane dhe u masakruan nga xhelatet e Enver Hoxhes, te cilet Edi Rama i dekoron dhe u jep medalje trimerie dhe u leshon pensione shtese veterani i themi ketij Kryeministri KAQOL por edhe LAKMITAR per te bere LEKA ne kurriz te taksapaguesve duke luajtur bixhoz me fondet publike:
HIQ DORE NGA BETONIZIMI I TIRANES O EDI RAMA SA NUK ESHTE VONE SE DO TE PERFUNDOSH NE BURG PER ABUZIMET E TUA “PATRIOTIKE” SIC BANE PERFUNDUAR SHUME KRYEMINISTRA TE TJERE TE KORRUPTUAR NE BALLKAN.