Mënishtja e Shqipërisë është shkurre e familjes mënishtore, me kërcell 30 cm të lartë, me gjethe eliptike gati pa bisht, të gjelbra, me qime të gjata të thjeshta dhe si yll përsipër, me lule të bardha me diametër 3-4 cm.
Lulëzon në qershor-korrik, bën fryt kapsulë që frytëzon në muajt gusht-tetor.
Mënishtja është bimë endemike shqiptare me lidhje fisnore me specie të Evropës Jugore, e përhapur kryesisht në Shqipërinë e Mesme dhe Juglindore, si në Çermenikë e Moravë.
Ndeshet më shpesh në pyjet me ah deri në lartësinë 1600 m.
—–
Botuar në rubrikën Enciklopedi të gazetës DITA. Materialet e kësaj rubrike bazohen në të dhënat e Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, botim i Akademisë së Shkencave

Shkure30 cm vetem ne Shqiperi rriten.Nejse rubrika eshte interesante
Faleminderit. Shume informacion interesant.
Nuk perputhet pershkrimi me fotografine.
Fotografia eshte e tjeter bime, jo e menishtes qe pershkruhet.
Lule te bardha apo lejla? Kini kujdes!