Më në fund një intervistë me doktorin e kombit. Pyetje:
– A mund të na shpjegoni pak më gjerë atë punën e militarizimit shtëpiak?
– Po. Me thanë të drejtën thashë se meqë e ka Amerika, përse mos ta kemi dhe ne?
– Po ne nuk jemi në Amerikë.
– Nuk jemi bash aty, po rrotë më rrotë me të jemi.
– Po doktor, ne i kemi armët që na dhuruat ju në 97-ën.
– E di këtë më mirë se ju, por janë të vjetëruara.
– Po pse, kemi armë të reja ne?
– Jua them unë jue. Kemi, p.sh., këllëfë celulari pistoletë, çadër kallashnikov e plot të tjera.
– A mund të na thoni ca emra?
– Shiko, më mirë me pyetë Strazimirin për këto, se ai është shef armatimi.
– Po pasi të kesh fituar revolucionin, kush do të jetë viktima e parë?
– Pa dyshim Edi Rama, po edhe ai Tahiri e meriton koqen e plumbit. Duhet të shpëtojmë Shqipërinë nga këta të dy. Pastaj i vjen radha Braçes e Ballës.
– Sa me zjarr e dashke atdheun! Bile mendoj se prandaj i vure flakën dy herë, apo do që në emër të zjarrit dashuror t’ia vësh për së treti?
– Unë nuk jam specialist për të gjitha. Edhe për këtë drejtojuni Flamurit, se atë e kemi trimin e partisë.
– Ju falënderoj z. Berisha.
– Falemners jue!
Profeti
