Dërguar me Email
Në adresën e redaksisë
Përshëndetje Dita! Po dëgjojmë nga deputetët socialistë se do ta fusin në burg Saliun sepse nxori nga goja broçkullat e radhës për armatosjen e popullit, pra disa fjalë të thëna në jerm. Do të isha dakord me ta nëse Saliu nuk do të kishte bërë sa e sa krime makabre duke filluar nga piramidat, përdhosjen e zgjedhjeve të lira, tritolet e vëna në të katër anët e Shqipërisë, përçudnimin e demokracisë, 21 Janarin, Gërdecin dhe lista nuk do te mbaronte kurrë. Prandaj më duket edhe kjo një farsë e radhës, sepse duhet të flitet kundër Saliut dhe kaq. Kjo na qenka detyra e socialistëve të zgjedhur nga ata që lexojnë gazetat dhe dëgjojnë lajmet me shpresën se do të njihen me lajmin se më në fund u vendos drejtësia?
Ka rreth dy vjet që ish-truproja i Saliut Izet Haxhia i cili ia di të gjitha të zezat që ai ka bërë po denoncon me emra dhe fakte konkrete sa e sa krime të kryekriminelit të Shqipërisë dhe ka shprehur së fundmi gatishmërinë e tij për të dëshmuar para organeve kompetente për gjithçka di, por përsëri asnjë reagim si nga ana e socialistëve dhe prokuroria.
