Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama ka pranuar për herë të parë se e ka hequr bustin e Winston Churchill nga Zyra Ovale, për ta zëvendësuar atë me një të Martin Luther King.
Presidenti amerikan tha dje se, ai e mori skulpturën e udhëheqësit të kohës së luftës së Britanisë nga zyra e tij, ku e kishte vendosur George W. Bush, sepse dhoma “ishte bërë pak rrëmujë”.
Megjithatë ai vuri në dukje së busti ende qëndron në ambientet e Shtëpisë së Bardhë, duke shtuar se “e sheh atë çdo ditë, përfshirë edhe fundjavave”.
Heqja e bustit nga Zyra Ovale është bërë një burim tensioni që kur Obama erdhi në pushtet në janar 2009. Ajo gjithashtu është bërë një temë e nxehtë në politikën amerikane, me një sërë ankesash të udhëheqësve republikanë, të cilët u zotuan se do ta kthejnë bustin sapo kreu i Shtëpisë së bardhë të largohet nga detyra.
Shtëpia e Bardhë fillimisht mohoi se busti ishte hequr dhe ishte kthyer në Britani, por më pas presidenti pranoi një gjë të tillë edhe pse një bust i dytë identik mbetet në Shtëpinë e Bardhë.

Kudo njerzit jane origjinal njisoj. Si ne Shkoder,hiqen 5 heronjet e luftes heroike.