Asnjëlloj edukatë teknike e ambientale

redaktor

Letër e nënshkruar

Bardhyl Ermini

 

Ndërtimi i “Unazës të re” te “pallati me shigjeta” e ka kthyer në një Kandahar të vërtetë atë zonë.  Ndërsa konstruksioni i mbikalimit duket fare i përparuar, kushtet se si ky kantjer trajton qytetarët kalimtarë janë skandaloze, primitive. Mjetet duken sikur futen te “fusha e druve”, pisllëk nga të katër anët, pirgje dherash e inertesh kot fare, rrethime mizerrabël, rrezik ngado. Mjerë ata policë që shërbejnë aty.

Qindra mijëra e miljona euro shpenzohen për këto vepra, ndërkohë që drejtuesit e tyre, duke mos patur aspak rrespekt për qytetarët  e pa asnjëlloj edukatë teknike e ambientale, marin kurajo të mos shpenzojnë ato pak “qindarka” që janë të detyrueshme të shpenzohen, për të lehtësuar në maksimum kushtet e lëvizjes dhe shkëputjes të plotë të kontaktit të tyre me eskavatorët, varetë e lopatat e punëtorëve.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *