Davutoglu: Problemi i refugjatëve të zgjidhet nga i gjithë faktori ndërkombëtar

Elton Tafaruci

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, presidenti i Këshillit të BE-së, Donald Tusk, kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe ndihmëspresidenti i Komisionit Europian, Frans Timmermans vizituan dje kampin Nizip në Gaziantep, në kuadër të Programit të Ndihmës ndaj Refugjatëve Sirianë.

Në fjalimin e mbajtur gjatë konferencës së përbashkët për shtyp kryeministri Davutoglu tha se ”Turqia do t’i japë përgjigjen e merituar të gjitha kërcënimeve terroriste të bëra ndaj saj, kushdo qoftë ky kërcënim”.

”Si në emër të Turqisë, ashtu dhe në emër të Gjermanisë apo BE-së, ne kemi një synim, t’i gjejmë zgjidhje tragjedisë më të madhe të përjetuar pas Luftës së Dytë Botërore. Ky problem është një problem që nuk mund të zgjidhet as vetëm nga Turqia dhe as vetëm nga BE-ja. Ky është një problem që duhet zgjidhur nga i gjithë faktori ndërkombëtar dhe si një trup i vetëm. Ky është një problem ku të gjithë jemi përgjegjës. Nëse nuk punojmë së bashku për zgjidhjen e këtij problemi për brezat e ardhshëm do të lëmë një trashëgimi të keqe”, theksoi kryeministri turk.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *