Rama: Wembley i vjetër u bë i ri, e jo më “Qemal Stafa”

Elton Tafaruci
epa03757753 Edi Rama, leader of the Albanian opposition Socialist Party party and candidate for prime minister, smiles during his first appearance in a press conference after the elections, in Tirana, Albania, 24 June 2013. Albania's leftist opposition was leading the conservative Democratic Party of two-time Prime Minister Sali Berisha in parliamentary elections, early returns released by election authorities indicated 24 June. EPA/ARMANDO BABANI

Kryeministri Edi Rama u përgjigjet kundështarëve të Arenës Kombëtare me argumentin e sjellë në vëmëndje nga një stadium si Wembley,një monument kulture që i erdhi koha të shembej dhe të bëhej Wembley i ri, e jo më pretendimi se stadiumi “Qemal Stafa” është monoment kulture për shkak të fasadës hyrëse.

Kryeministri Rama nëpërmjet statusit të tij social Facebook mesditën e së dieles shprehet: “A ishte Wembley i vjeter nje monument kulture? Jo vetem ishte nje perle e trashegimise kulturore, po edhe nje monument i historise se futbollit boteror, jo thjesht anglez. E megjithate, erdhi koha qe te shembej per t’ia lene vendin Wembley-it te ri, sepse ashtu sic ishte, produktivitetin e kishte minimal, ndersa kostot e mbajtjes se tij ne jete ishin te jashtezakonshme. Sot Wembley i ri, i ngritur ne te njejtin truall, nuk eshte nje stadium ultramodern i gjenerates se fundit qe ofron kushte fantastike per futbollin, po edhe ofron per publikun sherbime, argetim, relaks, gjate gjithe diteve te javes”.

Në vijim të argumentimit të tij, kryeministri Rama, thekson: “Po “Qemal Stafa”?! I cilësuar monument kulture vetem për shkak të fasadës së tribunes qendrore, ndërkohe që gjithçka ka ne pjesën tjetër është monument vulgariteti, degradimi, pisllëku, “Qemal Stafa” nuk përmbush as kushtet minimale për ditën e futbollit, lere pastaj për të shtatë ditet e javës. Pozicioni i tij në zemër të kryeqytetit është fantastik, shans ynë historik që ta kemi stadiumin e ri kombëtar në qender e jo jashte qytetit”.

“Dhe të kemi një zonë të re me jete urbane, aty ku sot kemi një zone të vdekur gjatë ditës e të erret gjatë nates, e cila ndriçohet vetem dy here në vit nga derby Partizani – Tirona! Kosto e paimagjinueshme për të ruajtur një fasadë që sado e bukur, nuk mund të justifikoje tërë atë boshllëk pa jetë në mes të Tironës”, shkruan Rama

Share This Article