Rekordi, ja çfarë ndodhi në sfidën Inter-Udinese

Dita

Ishin 6 brazilianë, 4 francezë (njëri me pasaportë maliane), 2 kolumbianë, 1 slloven, 1 japonez, 1 kroat, 1 malazez, 1 argjentinas, 1 grek, 1 zviceran, 1 portugez, 1 serb dhe 1 ganez…

Nuk është barcelatë, por një rekord: në ndeshjen Inter – Udineze (3-1), nuk pati asnjë futbollist italian në formacionet titullarë të të dy ekipeve.

I pari italian që mbrëmë vuri këmbë në fushën e “San Siro”-s qe Paskuale, i cili zuri vendin e Edenilsonit në minutën e 76-të. Tri minuta më pas Mançini largoi Ikardin për Ederin (brazilian i natyralizuar si italian), e pak më vonë hyri D’Ambrozio në vend të Biabianisë.

Këto ishin formacionet fillestare:
Handanoviç (Slloveni), Nagatomo (Japoni), Miranda (Brazil), Murijo (Kolumbi), Huan Zhezus(Brazil), Brozoviç (Kroaci), Felipe Melo (Brazil), Kondogbia (Francë), Biabiani (Francë), Ikardi(Argjentinë), Jovetiç (Mali i Zi); Karnezis (Greqi), Vague (Francë, i natyralizuar malian), Danilo(Brazil), Felipe (Brazil), Uidmer (Zvicër), Badu (Ganë), Kuzmanoviç (Serbi), Bruno Fernandes(Portugali), Edenilson (Brazil), Zapata (Kolumbi), Thero (Francë).

Ndërkohë që në historinë e futbollit italian është e para herë që ndodh diçka e tillë, Premier Liga është i vetmi mes kampionateve të mëdha të Evropës që kishte provuar diçka të ngjashme. Bëhet fjalë për ndeshjen mes Portsmuthit dhe Arsenalit në vitin 2009, ku anglezi i parë, Istmond, u fut në lojë në minutën e 85-të.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *