Prahlad Jani, burri që jeton pa bukë dhe ujë

Ornela

Prahlad Jani pretendon se nuk ka ngrënë ushqim dhe nuk ka pirë ujë për më shumë se 75 vjet. Studimet shkencore konfirmojnë se sado e çuditshme që të tingëllojë, kjo mund të jetë e vërtetë

Prahlad Jani u rrit në fshatin Charada në rrethin Mehsana në Indi. Ai u largua nga shtëpia në moshën 7 vjeçare dhe shkoi të jetonte në xhungël.  Kur ishte 11 vjeç, Jani u bë ndjekës i devotshëm i perëndeshës hindu e njohur si Amba. Ai njihet si Mataji që do të thotë “nënë e respektuar” dhe beson se perëndesha që ai ndjek, Amba, i siguron ushqim që bie nga një vrimë në qiellzën e tij, gjë që i lejon të jetojë pa ushqim dhe ujë.

Ndërsa pretendimet e tij mund të tingëllojnë fillimisht si absurde, ato janë konfirmuar nga një doktor indian i specializuar në studimin e njerëzve që pretendojnë se kanë aftësi të mbinatyrshme. Në vitin 2003, Dr. Sudhir Shah dhe mjekë të tjerë të Sterling Hospitals në Ahmedabad, Indi, e mbajtën Janin për 10 ditë nën vëzhgim. Ai u vendos në një dhomë të mbyllur nën mbikëqyrje të vazhdueshme. Mjekët thonë se ai nuk ka shkuar fare në tualet gjatë kësaj periudhe. Duket se urina ri-absorbohet nga trupi i tij, pas formimit në fshikëz. Ata vunë në dukje se Jani ishte fizikisht normal, por shpjeguan se vrima në qiellzën e tij ishte një gjendje anormale.

Që prej 22 prillit deri më 6 maj të 2010-ës, Jani u testua sërish dhe u studiua nga Dr. Sudhir Shah dhe një ekip prej 35 hulumtuesish nga “Defence Institute of Physiology and Allied Sciencesindian” në Indi që donin të shihnin nëse mund të mësonin diçka në lidhje me aftësitë e Janit për qëllime ushtarake.

Ekipi e studioi me analiza të përditshme, analiza gjaku dhe skaner. Ai u vëzhgua edhe një herë tjetër për 15 ditë, dhe pas kësaj mbikëqyrjeje të vazhdueshme ku ai shihet që nuk ha, nuk pi dhe nuk shkon në tualet, të gjitha testet mjekësore të Janit u raportuan si normale. Madje hulumtuesit thonë se ai ka një shëndet më të mirë se dikush që është sa gjysma e tij në moshë. Edhe një herë, studimet treguan se Jani nuk ka nevojë për ujë, apo ushqim.

Parashikohen që në të ardhmen të bëhen studime të tjera. /DITA

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *