Një aksident ka ndodhur në aksin Fushë Krujë – Tiranë me pasojë plagosjen e tre personave: Alfred Bardhoku nga Laçi, Rexhep Xhixha dhe Osman Cangu nga Fushe Kruja.
Të tre të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Traumës.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Larushk, ku një makinë Fiat është përplasur me një makinë italiane Seat me targa AA 284 JL.
Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë lagështira në rrugë.
