Një mjet ka shpërthyer si pasojë e vendosjes së lëndës eksplozive. Ngjarja ka nodhur në Bulqizë, në oborrin e banesës, ku mjeti ishte i parkuar.
“Më datë 25.04.2016 rreth orës 02.50 në Bulqizë, në oborrin e banesës së shtetasit R.L ,automjetit tip “Volksvagen” , në pronësi të shtetasit R.L i është vendosur lëndë eksplozive. Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar mjeti , si dhe ka dëme të tjera materiale”, sqaron policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes identifikimin dhe kapjen e autorit.
