Goli më i bukur që është shënuar ndonjëherë me roveshatë? (Video)

redaktor

Keni dëgjuar ndonjëherë për një futbollist kilian të quajtur Javi Gomez? Nuk besojmë se ju ndihmon nëse ju themi që luan me Socuellamos, në kategorinë e tretë të futbollit spanjoll.

Një futbollist anonim nga Kili ka shënuar atë që shumë mirë mund të jetë goli më i bukur me roveshatë që është shënuar ndonjëherë në historinë e futbollit. Në derbin e së dielës ndaj Toledos, në kategorinë e tretë të Spanjës, Gomez u hodh në roveshatë nga 27 metra dhe shënoi.

Me shpinë nga porta, Gomez ndaloi fillimisht topin me gjoks dhe me një lëvizje të shpejtë goditi me roveshatë me këmbën e djathtë.

Goli u bë edhe më i veçantë duke qenë se Socuellamos fitoi 1-0 ndeshjen.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *