Francë, të shtëna pranë një shkolle, dy të vdekur dhe një i plagosur

Elton Tafaruci

Të paktën dy persona kanë humbur jetën ndërsa një  tjetër është plagosur pas të shtënave me armë në afërsi të një shkolle në Francë.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në afërsi të shkollës fillore Jean Racine, në Grenoble.

Sipas mediave vendase mësohet se njëri nga vikitimat ka ndërruar jetë menjëherë në vendin e ngjarjes ndërsa tjetri ka gjetur vdekjen në spital pasi nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Ende nuk ka detaje sa i përket ngjarjes, ndërsa mësohet se autori është larguar menjëherë pas krimit. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie , të cilat kanë nisur hetimet për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e ngjarjes.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *