Shpëtimi nga Durrësi, që nga dita e djeshme, ka gjetur shpëtim tek Policia e Shtetit për shkak se dhunohet jo nga kush tjetër, por nga gruaja e tij, 32 vjeçarja Entela.
Policia njoftoi se më datë 24 prill 2016, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin Shpëtim O. banues në Durrës, me arsim 12 klasë, sepse bashkëshortja Entela O. 32 vjeçe, me arsim 16 klasë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij.
Materialet e çështjes i kanë kaluar Gjykatës së Rrethit Durrës.
